#YouthInTech është një nismë që promovon të rinjtë entuziastë të cilët kanë një ide apo një projekt inovator.  

Si lindi ideja? 

Ideja lindi nga pjesa e inovacionit që ne kemi sot. Tech point mund të përfshijë edukimin e nxenësve dhe studentëve në rrethe të ndryshme të Shqipërisë që duan të mësojnë më shumë rreth IT-së dhe të gjejnë kurse online, të ofruara nga website ynë. Ideja është e thjeshtë, një person mund të regjistrohet tek website ynë dhe të klikojë kursin që ai ose ajo përzgjedh sipas dëshirës. 

Si funksionon kjo platformë dhe pse pikërisht ky emër? 

 Platforma është një open source website, ku çdo njeri mund të futet dhe të logohet e më pas të gjejë kursin e dëshiruar. Tematikat janë nga më të ndryshmet dhe ofrohen në shqip. Sa i përket mentorëve dhe trajnerëve që zhvillojnë kurse ose seminare, ata mund të ngarkojnë punimin e tyre nëpërmjet logimit në website-in tonë.

Si do ta çosh përpara këtë platformë, cila është dëshira jote? 

Koha bën të vetën dhe asnjëherë si dihet fatit, por me shumë optimizëm dhe sukses shpresoj dhe mendoj që Tech Point do e ketë një green light që të ecë nëpër hapat e suksesit të vet.

Si përfiton komuniteti nga kjo platformë?  

Komuniteti përfiton dije dhe një menyrë të thjeshtë për të mësuar online. Kjo platformë është një urë rreth dijes dhe mësimit. Ne ofrojmë një shërbim që suportohet nga mentorë dhe pedagogë që kanë deshirë të futen me anë të faqes sonë dhe të japin leksionin e tyre të rradhës me anë të Tech Point. 

Ky është synimi ynë, të ofrojmë njohuri. Ky është çelësi i suksesit, nëse mësojmë do të arrijmë. Nëse i vendosim objektivat tona lart dhe punojmë shumë për të pajisur veten me njohuri për të përmbushur qëllimet tona, gjëra të mëdha do të ndodhin dhe ky është qëllimi i Tech Point.

Çfarë dëshiron të bëhesh në të ardhmen, ku e sheh veten?  

Në të ardhmen kam dëshirë të bëhem një dizenjes web-i ose zhvillues i një website por më shumë të hap sipërmarrjen time me shokun tim që e kemi implementuar idenë e Tech Point. 

Kë një ide të re për të cilën je duke punuar aktualisht?   

Aktualisht kam një ide që jam duke implementuar si #youthcapacity në Shqipëri dhe një ide biznesi që quhet “energy’s” që lidhet me anën e energjisë dhe problemet e botës së sotme. Unë dhe ekipi besojmë se do të bëjmë një punë të bukur dhe inovatore rreth kësaj çështje.