#YouthinTech është një nismë që promovon të rinjtë entuziastë të cilët kanë një ide apo një projekt inovator.

Si lindi ideja?

Duke parë nxënësit që mbaronin arsimin 9 vjeçar dhe atë të mesëm, vura re që kishin një problem shumë të madh; se si do e vazhdonin jetën e tyre në lidhje me arsimin. Pra, çfarë dege do të vazhdonin ata? Cila ju përshtatej më shumë? Në këtë moment më erdhi ideja e “PathWay” app që atyre do t’u lehtësonte këtë zgjedhje të rëndësishme në jetën e tyre.

Si funksionon ky aplikacion dhe pse pikërisht ky emër?

Përdoruesi futet në aplikacion, vendos pikat e tij më të forta dhe lëndet e tij të preferuara dhe aplikacioni nëpërmjet një algoritmi u tregon atyre degët më të përshtatshme për ta. Emri do të thotë “rrugë e largët” sepse rrugët më të largëta dhe të rëndësishme janë gjimnazi dhe universiteti, dy arsimimet me peshën më të madhe në formimin e një individi.

Si do ta çosh përpara këtë ide, cila është dëshira jote?

Këtë ide po mundem ta çoj përpara duke e prezantuar në intershipe, konkurse startup dhe evente teknologjie të tjera për të marr një mbështetje. Dëshira ime më e madhe është që një ditë kjo ide të vijë në jetë dhe të ndihmojë të gjithë nxënësit që kanë këtë problem gjatë vendimarrjes së tyre për të ardhmen.

Çfarë dëshiron të bëhesh në të ardhmen, ku e sheh veten?

Në të ardhmen e shoh veten me një diplomë për shkenca kompjuterike dhenë një vend pune si front-end developer në një kompani IT dhe në të ardhmen më të largët drejtor ekzekutiv.