Tirana është kthyer tashmë në qytetin më inovator të vendit! Mes dhjetëra mundësive që Tirana ofron, duke nisur që prej hapësirave co-working apo programeve për të rinjtë, qindra të rinj dhe të reja po zhvillojnë çdo ditë idetë e tyre.

Gjatë datës 18 Maj 2022, ora 10:00 – 14:30, Departamenti i Manaxhimit, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, në kuadër të përmbylljes së lëndës së Inovacionit organizoi pranë godinës Liria, kompeticionin “Young Innovators”.

Të pranishëm në këtë kompeticion ishin rreth 250 studentë të vitit të tretë në Degët e Administrim Biznesit dhe Informatikës Ekonomike; Dekani i Fakultetit të Ekonomisë; Pedagogë të Departamentit të Manaxhimit dhe të Departamentit të Financës; Përfaqësues nga bizneset; Përfaqësues nga Bashkia e Tiranës dhe institucione të tjera.

Gjatë aktivitetit mbajtën fjalë përshëndetëse:

  • Z. Dhori KULE, Dekan i Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës;
  • Znj. Etleva LESKAJ, Përgjegjëse e Departamentit të Manaxhimit, Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës;
  • Z. Valer PINDERI, Sipërmarrës, themeluesi i dyqanit më të madh online në Shqipëri Aladini;
  • Z. Valentin CELA, Ish Student i Administrim Biznesit, Fitues i kompeticionit të Inovacionit 5 vite më parë dhe aktualisht anëtar i “VIAL”.

Nën moderimin e dy pedagogëve të lëndës së Inovacionit, Msc. Ada BICI dhe Msc. Megi CALI, të 14 grupet finaliste prezantuan punën e tyre para një paneli vlerësues profesionistësh të përbërë nga:

  • Znj. Ardita SEKNAJ, Sekretar i Përgjithshëm në Dhomën Ndërkombëtare të Tregtisë, Shqipëri;
  • Znj. Etleva LESKAJ, Përgjegjëse e Departamentit të Menaxhimit, Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës;
  • Z. Ermir PUKA, Drejtor i Përgjithshëm i Teknologjisë së Informacionit, Inovacionit dhe të Dhënave, Bashkia Tiranë;
  • Znj. Nertila BUSHO, Lektore e Lëndës së Inovacionit në Departamentin e Manaxhimit, Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës;
  • Z. Patrik FETAHAJ, Këshilltar për promovimin e start-up në Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH (BE për Inovacionin) në Shqipëri.
  • Z. Valer PINDERI, Sipërmarrës, themeluesi i dyqanit më të madh online në Shqipëri Aladini;
  • Z. Valentin CELA, Ish Student i Administrim Biznesit, Fitues i kompeticionit të Inovacionit 5 vite më parë dhe aktualisht anëtar i “VIAL”.

Në përfundim të kompeticionit u shpërndanë certifikatat e pjesëmarrjes për të gjithë studentët e grupeve finaliste si edhe u shpallën idetë fituese si më poshtë:

  • Çmimi i parë shkoi për idenë: “Student Life” të realizuar nga studentja Amarilda Koka.
  • Çmimi i dytë iu dha idesë: “Water Tap Lamp” të realizuar nga studentët Eniard Daja, Sara Gëzhilli, Aldo Elmazi, Irisi Xhengo.
  • Çmimi i tretë iu dha idesë: “Smart Light” të realizuar nga studentët Artjola Zalla, Eleni Kullira, Lorena Rama, Enada Bengaj.
  • Çmimi i katërt iu dha idesë: “Ferma Juaj” të realizuar nga studentët Alondra Lleshaj, Tea Vocaj, Sanduela Domi, Orkida Gjonca.
  • Çmimi special iu dha idesë: “Hope for a better future” të realizuar nga studentët Emrulla Ramilli, Flavio Kaja, Levisa Pjetri, Shpresim Tahiraj.
Për më shumë foto dhe video nga eventi klikoni këtu.