StartupBlink, qendra kërkimore më gjithëpërfshirëse e ekosistemit të startup-eve në botë, ka renditur Tiranën si një ndër qytetet me zhvillimin më të shpejtë në rajon për themelimin e startup-eve.

Ekosistemi startup i Tiranës renditet në vendin e 461-të globalisht dhe tregon një vrull pozitiv duke u rritur me 27 vende që nga viti 2021. Tirana renditet gjithashtu në vendin e parë në Shqipëri dhe 35-të në Europën Lindore.

“Tirana është një vend ideal për t’u vendosur nëse startupi juaj ka si fushë zhvillimi transportin, marketingun, shitjet dhe bizneset online apo shitjet me pakicë.”-thuhet në njoftimin e tyre zyrtar.

Ekosistemi i mbështetjes së startup-eve në Shqipëri është zhvilluar dukshëm sidomos gjatë viteve të fundit. Një ekosistem për startup-e duhet kuptuar, si një ndërlidhje ndërmjet sipërmarrësve të rinj, mentorëve, investitorëve, universiteteve, korporatave të mëdha, organizatave të ndryshme (fizike ose virtuale), institucioneve publike për të mbështetur krijimin dhe zhvillimin e sipërmarrjeve të reja.

Digital Tirana është një nga platformat më të mëdha të startup-eve në Tiranë, ku çdo kush mund të gjejë të gjithë informacionin e nevojshëm, duke nisur nga hapësirat co-working, startup-et në Tiranë, akseleratorët dhe inkubatorët, etj.

Për të zbuluar më shumë mbi ekosistemin e startup-eve në Tiranë klikoni këtu : Ekosistemi Startup