TechTalks është një iniciativë e Drejtorisë së Inovacionit pjesë e DPTIIDH, që paraqet sipërmarrësit lokalë që ndihmojnë në forcimin e ekosistemit tonë. Duke ftuar themeluesit t’u përgjigjen pesë pyetjeve, ne duam të nxjerrim ne pah historitë dhe modelet më frymëzuese të ekosistemit tonë. Shpresojmë që duke u ofruar themeluesve të startup-eve një hapësirë për të ndarë njohuritë dhe përvojën e tyre, të gjithë do të mësojmë dhe do të rritemi së bashku.

Si ju ka ndihmuar karriera juaj me themelimin e biznesit  tuaj?

Në më shumë se 17 vite, eksperienca ime e punës në entitete dhe projekte publike, private lokale, rajonale dhe ndërkombëtare, kanë impaktuar drejt për së drejti në formimin tim si profesioniste dhe intuitën si sipërmarrëse.

Që ne vitet e para, në fëmijeri kam treguar një interes specifik për menaxhimin e sfidave falë kreativitetit, edukimit, punës dhe këmbënguljes për të arritur objektivat profesional për të realizuar atë ç’ka kam dashur gjithmonë, lirinë për të ndryshuar, përmisuar dhe impaktuar tek vetja dhe më pas gjithkund dhe gjithçka që më rrethon kudo të jem. Për këtë arsye, në 2002 zgjedh të studioj në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë dega Administrim Biznesi, e cila përvetëson aftësitë në menaxhim dhe komunikim, si dhe një diplomë Master në Diplomaci Ekonomike në Akademinë Mesdhetare të Maltës. Nisa shkallët e para akademike duke marrë pozicionin e Pedagoge asistente ne degën e Komunikimit të Biznesit dhe Sipërmarrjes në Departamentin e Menaxhimit dhe Komunikimit për SME-të në Fakultetin Ekonomik të Tiranës. Për të avancuar karrierën, mendova për veten si një biznes. Sigurisht mund të lexojmë rreth pikturës, paletat e ngjyrave, por vetëm kur të dalim para një kanavacë dhe të fillojmë të pikturojmë, ne mund të vendosim njohuritë tona në provë e të kuptojmë realisht aftësitë tona.

E fokusuar në objektiva, produktivitet, në kërkim gjithmonë të sfidave të reja, realiste, këmbëngulja për qëndrueshmëri dhe vazhdueshmëri, pasioni, tejet kurioze në edukim të vazhdueshëm, e vëmendshme në mësimin ndaj dështimeve, analiza dhe kërkimet e vazhdueshme më kanë ndihmuar ti perligj, apikoj dhe ri aplikoj në Innvest, dhe së fundmi tek Imaa.

Cilat kanë qenë disa nga sfidat më të mëdha për ju?

Çdo vështirësi qe na vihet para në jetë, ka një qëllim të caktuar dhe kush arrin ta kuptojë në kohë dhe zotëron fleksibilitetin e duhur ta kthejë në oportunitet, ka një rrugë të gjatë suksesi përpara. Kjo do të thotë një tjetër sfidë, më shumë oportunitete dhe më shumë punë për një rezultat më të mirë. Por fundja kush punon me pasion dhe i ngjit shkallët e një nga një, pas çdo arritjeje ka një tjetër synim, një tjetër plan-projekt, një tjetër mësim, një tjetër sukses.

Fillimi i sipërmarrjes ishte një zgjatje logjike e punës profesionale që unë kam bërë, kështu që tranzicioni dukej mjaft i lehtë. Në fakt sfidat nuk më kanë befasuar pasi isha dhe ende jam e përgatitur mirë që mund të kem para vetes jo vetëm një, por shumë zgjidhje të bazuara në integritet, pavarësi, fleksibilitet, kreativitet dhe vizionin tim. Unë me të vërtetë besoj se përvoja është mentori im më i mire. Më pëlqejnë aspektet e përditshme të tij. Në një botë gjithnjë në ndryshim, novatorët marrin rrugën e pasigurisë për të eksploruar, për të inovuar dhe për të krijuar. Në këtë mënyrë sfidat kthehen në mundësi! Sido që të jenë sfidat, ato në vetvete e bëjnë jetën e një sipërmarrjeje dinamike, dhe e tillë ka qenë jeta këto vite në Innvest dhe Imma!

Sot, ende vijojmë të insistojmë dhe motivojmë shumë startup-et dhe pavarsinë si sipërmarrës të rinj pasi i kuptoj ambicien e tyre dhe vlerësoj iniciativat që marrin ditë pas dite, nëse kanë një plan biznesi të qartë dhe më e rëndësishmja, me vizion afatgjatë. Ditë pas dite ne jemi më se të motivuar dhe optimistë për të rritur yjet në rritje, të cilat janë shumë ide novatore dhe brilante në INNVEST duke i parë ata si një koleksion i fuqishëm i zërave novatorë që krijojnë ndikim të qëndrueshëm në vendin tonë dhe më gjerë.

Cilat kanë qënë disa nga fitoret më të mëdha të angazhimit tuaj?

Integriteti, impakti dhe qëndrueshmëria. Por, fitorja më e madhe për mua është EKIPI. Një ekip që përcjell dhe komunikon vlera nga ku kanë hapësirë të jenë vetvetja, të shprehin mendimin, të kenë vendimarrje dhe të kërkojnë edukimin në vazhdimësi dhe zhvillimin e tyre profesionalm ky është thelbi i kulturës në Innvest dhe Imma. Suksesi im personal dhe profesional është i lidhur ngushte me suksesin e kolegëve, të cilët janë dhe shtyllat e kompanisë, Majlinda dhe Kristi. Padyshim, jam tejet krenare edhe për koleget e larguar dhe sukseset e tyre në jetë.

Aktualisht, ekipi arrin të :

1- menaxhojë një rrjet të gjerë prej më shumë se 185 anëtarësh të INNVEST,

 2- menaxhojë dhe koordinojë mbi 40 projekteve inovative lokale, rajonale dhe ndërkombetare,

3- menaxhojë mbi 35 marrëveshje të nënshkruara me partnerë lokal, rajonal dhe global;

4- trajnojë mbi 190 “intrapreneurs”- ekipe nga korporatat më të mëdha në vend dhe rajon nga Imaa;

5- menaxhojë punësimin e mbi 50 talenteve pranë korporatave dhe kompanive në vendin tonë nga Imaa.

Projektet dhe sukseset janë faktor kryesor në motivimin e secilit. Sot, në sajë të emrit të mirë si partnerë të besueshëm dhe me impakt, bashkëpunimi me Innvest dhe Imaa është tejet i kërkuar nga entitete kombëtare dhe ndërkombëtare.

Cilat janë produktet më inovative që keni hedhur në treg?

Pas një projekti tejet të suksesshem të implementuar nga Innvest dhe Pro SEED Albania, GIZ “Stage to Start Strong – Bridge to Scale up”, në fillim të vitit 2022, rezultatet ishin konkrete, me impakt të menjëhershëm ekonomik, social dhe të qëndrueshme. Vetëm në një periudhë kohore prej 90 ditësh u punësuan 22 të rinj nga 30 talente të përfshirë në këtë projekt pilot në 10 kompanitë më prestigjioze të ICT-së në vendin tonë.

Ndaj, Imaa inicioi të digjitalizojë shërbimin e saj më të ri, në ngritjen e një platforme intraneti “IMAA Talent Acquisition” në Shqipëri e si vendtakimi i duhur virtual i talenteve apo studentëve që kërkojnë të punësohen pranë kompanive më prestigjioze në shqipëri të cilat kërkojnë talentet e duhura profesionale për tu bërë pjesë e ekipeve të tyre. Një vëmëndje të veçantë marrin dhe 12 kurrikulat e trajnimeve në aftesitë e buta për sektorin e TIK.

Innvest edhe këtë vit pritet të sjellë edicionin e saj të 4t, INNVEST Summit për rajonin e Ballkanit në datat 12-14, Tetor në Tiranë!  Ide inovative dhe investitorë ëngjëj do të kenë mundësi për të mbështetur apo zhvilluar projekte të përbashkëta. Innvest po ndikon në ekosistemin tonë si një katalizator në qasjen mes sipërmarrësve dhe inovatorëve, ku mes tyre do të ketë takime direkte dhe raunde negociatash. Panairi digjital si pjesë e samitit, vijon të jetë një tjetër risi e INNVEST Summit, e cila mirëpret të gjithë rrjetin e saj dhe të ftuarit në ekspozitën digjitale me produktet dhe shërbimet më inovative të kompanive si dhe vendtakimi ideal mes të rinjve novatore, talenteve, start up-eve, inovatorëve dhe kompanive kombëtare dhe ndërkombëtare. Shumë projekte të tjera novatore ndërkohe si; Risi n’Tur, Arti Revolucionar, etj

Cilat janë disa nga nevojat specifike të INNVEST?

Impakti vjen i pari në vizionin tonë. Siç e përmënda dhe më parë, sfida më e madhe mbetet edukimi mbi nevojën e INOVACIONIT jo e parë si një nevojë por si një domosdoshmëri. Në këtë pjesë, nevojitet ndihma dhe suporti i të gjithë aktorëve privatë si dhe atyre shtetërorë për të edukuar brezin e ri rreth domodoshmërisë për inovim, risi, digjitalizim, edukim novator të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëem, si dhe inovacionit në tërësi që sjell tregu në çdo sektor dhe aspekt për t’ia bërë jetën më të thjeshtë dhe eksperiencën unike në shërbime apo produkte konsumatorit në shqipëri.  

Nevojë tjetër është mbështetja e qeverisjes qëndrore për të mbështetur kornizën e duhur ligjore, akteve normative rregulluese, apo përmirësimin e tyre në nxitjen e zhvillimit të inovacionit, në mënyrë që të gjitha shërbimet apo produktet të digjitalizohen dhe të bazohen në një eksperiencë unike për çdo qytetar.

Ne si Innvest së bashku me Bashkia Tiranë kemi sjellë në vitin 2019 prezantimin e 10 historive të suksesit si nxitje për vetpunësimin e të rinjve e bazuar në modele suksesi që kanë inovuar në çdo sektor si; arkitekturë, teknologji, bio- kozemtikë, digjitalizmin e turizmit, etj

Shpresojmë shumë që dhe bashkitë e tjera të ndjekin shembullin e Bashkia Tiranë në drejtimin e digjitalizimit dhe nxitjes së vetpunësimit apo incentivave motivuese që kanë impakt social dhe ekonomik në Shqipëri.

Përse keni zgjedhur Tiranën për të themeluar dhe rritur biznesin tuaj?

Tirana është vendilindja ime, kryeqyteti i rinisë europiane këtë vit! Si kryeqytet i Shqipërisë, Tirana është një qytet i madh rinor dhe me mundësi të pafundme.

Audienca e synuar te Innvest dhe Imma janë kryesisht të rinjtë, ata që janë aktorë dhe promotorë të inovacionit dhe të gjithë këta i gjen lehtësisht në Tiranë. Kjo është karakteristikë e kreativitetit që ofrohet në kryqytetin tonë, të cilin e gjen në çdo kënd të saj.  Tirana është vendi ku janë të ndërlidhur të gjithë aktorët dhe faktorët e një ekosistemi aktiv dhe me impakt konkret, por nuk mund të lejmë pa përmëndur edhe faktin se në kryeqytet janë të vendosura edhe selitë e partnerëve dhe klienteve tanë kryesorë. Edhe “INNVEST Summit” për rajonin e Ballkanit këtë Tetor, do të pritet përsëri në Tiranë që prej vitit 2018.

Cilat janë objektivat e INNVEST për 3 vitet e ardhshme?

Rrjeti i investitorëve engjëj në Innvest mbush një boshllëk kritik në investimin me ndikim dhe impakt në vendin tonë. Meqenëse, investitorët engjëj janë shpesh të parët që njohin, hulumtojnë dhe financojnë biznese të reja premtuese me qëllime të ndikimit social dhe mjedisor.

Për shkak se sipërmarrës me eksperiencë dhe të suksesshëm synojnë të mbështesin startup-et dhe sipërmarrësit e rinj, ata mund të shërbejnë jo vetem si investitorë po si mentorë, duke sjellë ekspertizë dhe udhëzime praktike së bashku me një investim financiar.

Së bashku me ekipin, do të vijojmë të ndërtojmë një rrjet që bashkon njerëzit për të krijuar ndikimin e duhur dhe impaktin e kërkuar në inovacion. Të qenit me impakt konkret është një vend i veçantë i INNVEST.

Gjithashtu, në të ardhmen tonë më të afërt, objektivat janë të krijojmë një hapësirë ​​shumëfunksionale si vendtakimi i nje komuniteti i larmishëm i anëtarëve dhe partnerëve të Innvest të cilët bashkëpunojnë për të ndërtuar botën e së nesërmes. Ky vendtakim do të  jetë për të gjithë novatorët të dilët do të takohen dhe do të eksplorojnë produkte ose shërbime novatore, në krijimin e një vendi unik me mendje të shkëlqyera ku arti, kultura, teknologjia, infrastruktura, arkitektura, laboratorët, shkenca, AI, inovacioni, mundësitë e biznesit, dhe kreativiteti po bëhen bashkë në një vend. Innvest do të vijojë të bëjë sëbashku  sipërmarrës, investitorë, inovatorë dhe politikëbërës kryesorë nga i gjithë spektri i inovacionit për të adresuar sfidat ekonomike kombëtare dhe rajonale.