TechTalks është një iniciativë e Drejtorisë së Inovacionit pjesë e DPTIIDH, që paraqet sipërmarrësit lokalë që ndihmojnë në forcimin e ekosistemit tonë. Duke ftuar themeluesit t’u përgjigjen pesë pyetjeve, ne duam të nxjerrim ne pah historitë dhe modelet më frymëzuese të ekosistemit tonë. Shpresojmë që duke u ofruar themeluesve të startup-eve një hapësirë për të ndarë njohuritë dhe përvojën e tyre, të gjithë do të mësojmë dhe do të rritemi së bashku.

Si ju ka ndihmuar karriera juaj me themelimin e start-up tuaj?

Duke qënë i apasionuar dhe i përfshirë me teknologjinë që në kohët e hershme të gjimnazit dhe duke vazhduar me shkollimin tim në shkollë të lartë për informatikë, ka qënë më e lehtë që të përfshihesha në projekte teknologjike dhe si rrjedhojë të krijoja kontaktet e mia të para në botën e IT.

Hapat e parë ishin kaotik, pasi nuk mjaftonte vetëm pasioni dhe njohuria për sektorin IT! Por edhe disiplina dhe informacion më i gjërë rreth krijimit të një biznesi të mirëfilltë në sektorin it.

Cilat kanë qënë disa nga sfidat më të mëdha për ju?

Krijimi i besimit në klientin final që duhet ti merje një pagesë të konsiderueshme për të, dhe normale për mua për t’i ofruar një shërbim jo fizik. Shitja e një produkti jashtë tradicionales pra fizik në Shqipëri, kishte sfidat e veta. Pasi duhej të bindje konsumatorin final që investimi të cilin ai po bënte, do i kthehej mbrapsh në një kohë të caktuar. Mbështetjet institucionale duke qënë se shërbimet që ne ofronim janë inovatore dhe iniciativa jashtë normales, por trajtimi fiskal bëhej njësoj si çdo biznes tjetër  në Shqipëri.

Cilat kanë qënë disa nga fitoret më të mëdha të angazhimit tuaj?

Si çdo biznes apo iniciative, cdokush ka nje mision të caktuar.

Një nga misionet e Almotech ka qënë implementimi i zgjidhjeve inovatore në jetën e përditshme duke ofruar zgjidhje unike që lidhin natyrën me njeriun.

Gjithashtu implementimi i një modeli të suksesshëm tek të rinjtë shqipëtar që përfshiheshin në Almotech i cili i bënte ata profesionist në sektorin e it.

Nëpërmjet përkushtimit dhe punës disa vjeçare, kemi arritur të krijojmë një standart për çdo të ri që angazhohet në një formë bashkëpunimi me almotech, dhe ky standart është një nga arritjet më të mëdha në almotech.

Cilat janë disa nga nevojat specifike të Almotech?

Almotech si çdo biznes i vogël në sektorin it, ka nevojat e veta të cilat me kalimin e viteve sa vijnë e përforcohen.n Mendoj që një aspekt shumë i rëndësishëm i çdo softëare house i madhësisë siç është Almotech është promovimi i tyre në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare.

–          Nevojitet të ketë një promovim në nivel Kombëtar të kompanive të vogla siç është Almotech në panaire të ndryshme rajonale, evropiane dhe botërore në mënyrë që të përthithin sa më shumë investitor të huaj për shërbimet dhe produktet e tyre.

–          Nevojitet të krijohet një pool me kompani vendase të madhësisë së almotech të cilat ofrojnë shërbime apo produkte lokle, të cilat mund të meren apo nënkontraktohen nga qeveria lokale dhe vendore në mënyrë që këto biznese të mbështetet financiarisht për produktet e tyre, në mënyrë që mos të marim produkte nga jashtë kur mund t’i kemi dhe brenda vendit.

–          Lehtësira në infrastruktura të cilat u nevojitet këtyre bizneseve të evolojnë dhe të rriten në treg.

Përse keni zgjedhur Tiranën për të themeluar dhe rritur biznesin tuaj?

Tirana është zgjedhur për disa arsye:

1)  Infrastrukturë;

2)  Burime njerëzore;

3)  Prej faktit që zyrat kryesore të bizneseve lokale dhe atyre ndërkombëtare ndodhen në tiranë;

4)  Kryeqytet.

Nëse doni të ndani historinë tuaj me ekosistemin tonë lokal, mund të na kontaktoni me email: digital@tirana.al