TechTalks është një iniciativë e Drejtorisë së Inovacionit pjesë e DPTIIDH, që paraqet sipërmarrësit lokalë që ndihmojnë në forcimin e ekosistemit tonë. Duke ftuar themeluesit t’u përgjigjen pesë pyetjeve, ne duam të nxjerrim ne pah historitë dhe modelet më frymëzuese të ekosistemit tonë. Shpresojmë që duke u ofruar themeluesve të startup-eve një hapësirë për të ndarë njohuritë dhe përvojën e tyre, të gjithë do të mësojmë dhe do të rritemi së bashku.

Si ju ka ndihmuar karriera juaj me themelimin e biznesit  tuaj?

Une kam jetuar jashtë që në moshën 14-vjeçare edhe atje kultura e punës ishte e domosdoshme pasi atje duhej të punoje njësoj si bashkëmoshatarët e mi. Kam bërë punë të ndryshme edhe kam mësuar shumë proçese të ndryshme të punës. Unë vij me background në marketing edhe duke qenë se një shkollë e huaj të jep shumë eksperienca të ndryshme nga kompani të ndryshme të cilat kanë një kulturë korporate edhe tepër sistematike, më ka bërë që edhe themelimi i biznesit tim të ketë të njëjtët element të kulturës së punës si jashtë.

Cilat kanë qenë disa nga sfidat më të mëdha për ju?

Sfida kryesore ka qenë edukimi i tregut pasi njerëzit ishin mësuar me produkte tradiconale edhe të sillje diçka të re për Shqipërine ishte sfidë më vete, mbi të gjitha kur LeFutur u hap në 2008 bota ishte në një krize globale. Po ashtu duke qenë se ishte një biznes i ri edhe për mua ishte vështirë të mësoja të gjitha proceset e punës që nga organizimi i stokut e deri tek gjetja e furnitorëve të duhur. Gjatë gjithë kohës ne eksperimentojmë me produkte të reja në treg edhe kjo në vetvete krijon një sfidë tjetër për ne pasi klienti kërkon gjithmonë gjëra të reja dhe ne duhet të përshtatemi me kërkesat e tyre.

Cilat kanë qënë disa nga fitoret më të mëdha të angazhimit tuaj?

Fitore e madhe ishte që LeFutur u bë një brend që e njohin të gjthë. Çdo biznes ka ulje edhe ngritjet e veta por kjo nuk do të thotë që të hiqni dorë dhe mbi të gjitha asnjëherë nuk duhet të demoralizohesh. Nëqoftëse do thoja arritjen më të madhe është pikërisht fakti që LeFutur është kthyer në një brend që sjell buzeqeshje tek njerëzit edhe kjo ka qenë moto jonë që në fillim.

Po ashtu një fitore tjetër është gjithashtu krijimi i një eksperience unike argëtimi brenda dyqaneve LeFutur pa pasur nevojë të blini diçka.

Cilat janë disa nga nevojat specifike të LeFutur?

Nevojat specifike të LeFutur janë produktet tek të cilat duhet inovacion gjatë gjithë kohës.

Përse keni zgjedhur Tiranën për të themeluar dhe rritur biznesin tuaj?

Sepse Tirana është një qytet plot gjallëri, energji positive , rini dhe plot inovacione gjatë gjithë kohës. Kjo më bëri që unë të kthehesha sepse e dua Tiranën dhe këtu dua të vazhdoj zhvillimin e mëtejshëm të biznesit tim.

Cilat janë objektivat e LeFutur për 3- 5 vitet e ardhshme?

LeFutur edhe pse zemrën e ka në Tiranë, do të zgjerohet edhe ndërkombtarisht së shpejti ku do të hapë dyqani e parë në Austri për tu zgjeruar më tej në kryeqytete të ndryshme të Europës.