Të rinjtë janë konsideruar gjithmonë forca lëvizëse e së ardhmes së çdo ekonomie.
Gjatë periudhës së gjatë të tranzicionit, në rajonin e Shqipërisë janë zhvilluar shumë iniciativa për të promovuar fuqizimin, punësimin, zhvillimin e aftësive, si dhe kulturën e sipërmarrjes në kulturën e përgjithshme të të rinjve.
Shqipëria është e angazhuar për zhvillimin e një klime të qëndrueshme dhe të parashikueshme të biznesit duke vazhduar zbatimin e reformave thelbësore, konsolidimin fiskal që synon uljen e borxhit kombëtar, përmirësimin e bashkëpunimit rajonal, investimet në infrastrukturë dhe reformën e sistemit arsimor.
Qeveria shqiptare, gjithashtu ka ecur përpara me një agjendë ambicioze të reformave ekonomike dhe strukturore, e cila do të kontribuojë në një mjedis më tërheqës të biznesit: rivendosjen e rritjes, përmirësimin e konkurrencës dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Ngritja e një biznesi/ startup-i, është diçka që fillon nga dëshira dhe pasioni për të krijuar dhe punuar për veten. Komuniteti i startup-eve është i ri, energjik dhe drejtohet nga të rinj me ambicie që besojnë fort se startup-et kanë një të ardhme të sigurt në Shqipëri. Megjithatë, ekspertët që operojnë në fushën e startup-eve thonë se nga ideja e një biznesi e deri te shitja e produktit, rruga që duhet të përshkojë çdo sipërmarrës është e gjatë.
Pas një vlerësimi dhe kategorizimi të kujdesshëm të numrit total të startup-eve, rezultojnë rreth 550+ startup-e nga të cilët 257 prej tyre janë të regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit.
Sigurisht, krijimi i një biznesi është vetëm fillimi, sepse pjesa më e vështirë vjen më pas. Për këtë arsye, më poshtë keni të paraqitur hapat sesi ju mund të regjistroni biznesin tuaj në portalin e-Albania.
Shkarko dokumentin me hapat e fillimit të një biznesiA ka nisma të ndërmarra (incentiva) në këtë fushë?
Qeveria shqiptare ka prioritet zhvillimin e teknologjisë në vend. Si rezultat, taksat në fushën e teknologjisë së informacionit janë ulur vitet e fundit nga 15% në 5%. Gjithashtu, aktualisht janë duke u miratuar politika ligjore për startup-et, duke synuar krijimin e institucioneve të posaçme për mbështetje gjatë fazës së inkubacionit.
Lexoni më shumë mbi të bërit biznes në Shqipëri.
Gjithashtu, për të koordinuar organizatat donatore dhe qeverinë në fushën e promovimit të sipërmarrjes, përpjekjet e fundit nga qeveria janë të orientuara drejt zhvillimit të një “Projektligji për mbështetjen e startup-eve inovative” në një qasje të përbashkët bashkëpunuese.