Shpesh ju ka ndodhur të dëgjoni për unicorns në fushën e startup-eve, por a e dini se çfrarë e bën një startup të zhvillohet në një unicorn?
Në fushën e financës, një unicorn konsiderohet një startup vlera e të cilit i kalon 1 bilion dollar.

Deri më tani, në rang botëror vetëm 554  startup-e konsiderohen unicorns dhe sipas portalit Embroker një startup-i i duhen mesatarisht 7 vite të rritet në një unicorn.

Tregu i startup-eve shqiptarë është ende larg vlerës 1 bilion dollar. Sipas ekspertit Alejtin Berisha këto janë disa startup-e të themeluar nga shqiptarë të cilat shfaqin potencial të madh zhvillimi.

1. FreshaLabinot Zeqiri, ka marrë $152 milion investim në Series C me vlerësim $640 milion.

2. Slice – Ilir Sela, ka marrë afer $100 milion investime në total dhe ka një ekip mbi 650 të punësuar (kryesisht shqiptarë) në Maqedoni të Veriut.

3. ArchiProMilot Zeqiri ka marrë $35 milion investim në Series A nga #TigerGlobalManagement, një nga firmat më të rëndësishme investuese në botë.

4. Tive – Krenar Komoni, ka marrë $54 milion investim në Series B. Ka zyrë me mbi 80 të punësuar në Prishtinë.

5. ButlerHospitality – Premtim Gjonbalic, ka marrë $55 milion investim në Series A dhe B. Ka zyrë me mbi 70 të punësuar në Prishtinë.

6. HELLOSolaborate Labinot Bytyqi, ka ngritur mbi $12 milion investime ndërsa paisja Hello Healthcare gjendet në mbi 10,000 dhoma të pacienteve kudo në botë në partneritet me gjigantet e industrisë së shëndetësisë. Ka zyrë në Prishtinë me mbi 100 të punësuar.

7. Twig – Geri Çupi – ka marrë $35 milion investime në Series A. Ka zyrë me rreth 30 punëtor në Prishtinë.

Duhet të theksojmë se ndërsa nuk ka një formulë ekzakte për t’u konsideruar unicorn, startup-et e listuara më lart janë drejt një rruge shumë premtuese suksesi të mëtejshëm.