Projekte me natyrë inovatore janë gjithmonë të rëndësishme për qytetin e Tiranës dhe për banorët e saj. Këtu do të gjeni disa nga projektet të cilat janë fokus për Tiranën dhe të revolucionit teknologjik që ajo ka.

Korniza qeverisëse për të drejtat digjitale është një projekt pilot i cili synon të adresojë shqetësimet dhe sfidat në rritje që lidhen me përdorimin e gjerë të teknologjisë në shoqëri dhe të mbështesë të drejtat e njeriut në kontekstin digjital.