Teknologjia sjell risi duke na bërë të jetojmë një jetë me më shumë lehtësira. Për të përmbushur pritshmëritë e revolucionit teknologjik, shërbimet publike kërkojnë zgjidhje inovative. Shumëkush prej nesh preferon të jetojë në një qytet me shërbime të automatizuara e për këtë arsye çdo ide e re nga të rinjtë dhe startup-et për të rritur cilësinë e jetës është e mirëpritur!

Në kuadër të promovimit të ideve të reja dhe mundësisë së implementimit të tyre, ekipi i Inovacionit në Drejtorinë e Përgjithshme të Teknologjisë së Informacionit, Inovacionit dhe të Dhënave në Bashkinë Tiranë ka ndërtuar programin “Tirana 10.0” si një event vjetor që mbledh të gjithë të rinjtë inovatorë të Tiranës dhe entuziastë të ekosistemit start-up në Shqipëri të prezantojnë përpara investitorëve potencialë idetë e tyre për kryeqytetin pas 10 viteve.

Nëse dëshironi të jeni pjesë në edicionin e rradhës së këtij programi, na kontaktoni për të nisur procedurën e aplikimit tuaj. Aplikimet për këtë format janë të hapura gjatë gjithë vitit. Ju do të kontaktoheni nga stafi menaxhues i programit për të vijuar procesin, pasi te kemi marr emailin tuaj.

Suksese!