Të rinj, në fillim të karrierës së tyre profesionale, të cilët kanë përfunduar ciklin e studimeve Bachelor, Master Profesional ose Master Shkencor, të grupmoshës deri në 28 vjeç ftohen të aplikojnë me një koncept për projekt ose studim sipas temave të përcaktuara në këtë thirrje.
Përmes një procedure konkurimi, do të përzgjidhen 20 fitues me konceptin më të mirë për projekt/studim.
Fituesit do të ndjekin një internship 3 mujor dhe do të punojnë nga afër me stafin e Bashkisë Tiranë për të finalizuar studimin ose shkrimin e plotë të projektit.
Objektivi i thirrjes për koncept-ide për projekte/studim është të mundësojë një proces transparent për përzgjedhjen e 20 të rinjve më të talentuar të cilët do të angazhohen gjatë një periudhe 3 mujore, duke punuar nga afër me stafin e Bashkisë Tiranë, për të dorëzuar një propozim të plotë projekti/studimi, i cili do të vihet në zbatim nga njësitë organizative.
Nëse dëshironi të merrni më shumë informacion për këtë mundësi, ju lutem lotësoni formën e kontaktit më poshtë. Ne do t’ju kontaktojmë sa më shpejt!