Kryeqyteti Shqiptar vlon me aktivitete dhe programe për të rinjtë dhe të gjithë entuziastët. Shpesh, të rinjtë shprehen se kanë ide të cilat nuk dinë se si t’i implementojnë.

Ndër programet kryesore të menaxhuara nga Departamentet e Bashkisë janë:

  • Apps Challenge – Konkursi ofron një mundësi mjaft sfiduese për të gjithë të rinjtë që kanë aftësi dhe njohuri në fushën e teknologjisë dhe informacionit e që dëshirojnë të krijojnë një aplikacion që do t’i mbetet qytetit.
  • Fillo me një ide, fito një internship – Projekti “FiFi” është krijuar për studentë dhe të rinj që dëshirojnë të njohin më mirë se si funksionon Bashkia duke zhvilluar një internship në zyrat e saj si dhe duke dhënë idetë e tyre në fusha të ndryshme të zbatimit.
  • Tirana 10.0 – Duke u konceptuar si një event vjetor që mbledh të gjithë të rinjtë inovatorë të Tiranës dhe entuziastë të ekosistemit të startup-eve në Shqipëri, “Tirana 10.0” u ofron mundësinë pjesëmarrësve të prezantojnë përpara investitorëve potencialë idetë e tyre për kryeqytetin pas 10 viteve.