“PIRATE Summit” e themeluar në vitin 2010, është një konferencë e krijuar posaçërisht për sipërmarrësit dhe rrugëtimin e tyre.
Kjo konferencë fokusohet në përvojat e jetës reale, lidhjet autentike, të mësuarit nga bashkëmoshatarët si dhe karakterizohet nga atmosfera e saj e ngjashme me një festival.
Konferenca është një mjedis për njerëzit që të angazhohen në mënyra të ndryshme, të rinovojnë miqësitë e vjetra, të fillojnë të reja dhe thjesht të jenë vetvetja.
Konferenca e Teknologjisë së Startup-eve në Europë, “PIRATE Summit” bashkon themeluesit ndërkombëtarë me investitorë të klasit të lartë dhe përfaqësues të grupeve të interesit që nga viti 2011. Samiti zhvillohet në kopshtin e hapur dhe në ambientet e artit Odonien në Këln. Gjithashtu ky samit nuk është thjesht një konferencë. Është një shkrirje e biznesit, dizajnit dhe artit.
Në PIRATE Summit 2022 do të priten më shumë se 300 investitorë të ndryshëm, 80 folës të klasit të lartë dhe 500 startup nga 70 vende të ndryshme. Çdo pjesëmarrës zgjidhet me kujdes për të siguruar “turmën” e duhur për të krijuar lidhje domethënëse.

Si kryeqyteti europian i rinisë, dhe mbështetës të ekosistemit të inovacionit në Tiranë, Drejtoria e Inovacionit, pjesë e Drejtorisë së Përgjithshme të Teknologjisë së Informacionit, Inovacionit dhe të Dhënave, Bashkia Tiranë, vijon punën për ndihmën dhe promovimin e ekosistemit të startup-eve në Tiranë. Këtë herë do të mundësojmë dy bileta falas për pjesëmarrjen në “Pirate Summit”.

Ju mund të jeni një prej tyre! Plotësoni formularin më poshtë dhe mos e humb mundësinë për të qenë pjesë e qindra startup-eve dhe investitorëve nga e gjithë bota.

👉🏻 https://cloud.tirana.al/index.php/apps/forms/pPnMH669fQoY48Q6

Afati për të aplikuar për pjesëmarrjen në “Pirate Summit” është deri më 15 Korrik.

P.s: Dy biletat e dhuruara nga Bashkia Tiranë përfshijnë vetëm pjesëmarrjen në konferencë.