Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është një qytet i shkëlqyer që ka pasur ndryshime me hapa të mëdha. Ajo ka 895 939 banorë (INSTAT 2019) dhe një moshë mesatare prej 32. Shkalla e alfabetizmit për të rriturit është 96,85% (INSTAT,2011).

Ekonomia e Tiranës si Zonë Metropolitane përfiton në mënyrë të konsiderueshme nga përqëndrimi i universiteteve më të mëdha dhe shkollat e të gjitha niveleve dhe llojeve në vend dhe gjithashtu Institutet e shumta kërkimore dhe shkencore duke përfshirë Akademinë e Shkencave me 13 Institutet e saj dhe qendrat kërkimore shkencore.

Të rinjtë janë konsideruar gjithmonë forca lëvizëse e së ardhmes së çdo ekonomie. Gjatë periudhës së gjatë të tranzicionit, në rajonin e Shqipërisë janë zhvilluar shumë iniciativa për të promovuar fuqizimin, punësimin, zhvillimin e aftësive, si dhe kulturën e sipërmarrjes në kulturën e përgjithshme të të rinjve.

Në dokumentin më poshtë gjeni të gjitha të dhënat që ju duhen për të investuar në Tiranë.

Të investosh në Tiranë