Shërbimi i transportit publik në Tiranë është një element i pashmangshëm i jetës në qytet. Askush nuk është i përjashtuar nga përdorimi i këtij shërbimi pasi qytetarët mund të aksesojnë më shumë se 20 linja të ndryshme të autobusëve në qytet.
Transporti publik përkthehet në një mënyrë më me pak kosto për qytetarët dhe përmbush nevojat e tyre për të mbërritur në destinacionet e ndryshme që këto linja mundësojnë.
Lexo edhe mbërritja në Tiranë.
Disa fakte
- Të gjitha linjat kalojnë përmes qendrës së qytetit
- Çmimi i biletës është 40 lekë
- Mund të gjeni autobusë nga ora 6 e mëngjesit deri në orën 11 të darkës
- Autobusat vijnë në stacion çdo 3 deri në 10 minuta
Në vijim gjeni hartën interaktive me të gjitha linjat e autobusave të kryeqytetit.
Ndihmë: Për të lexuar sa më saktë hartën e mëposhtme, ju lutem klikoni mbi ikonën info ℹ️ në të djathë të hartës, me pas klikoni pikën për të cilën dëshironi të merrni informacion.
Burimi: GIS – Bashkia Tiranë
Për informacion më të detajuar rreth linjave të transportit publik vizitoni Open Data.