Bashkia e Tiranës po i kushton një vëmendje të veçantë transportit dhe lëvizjes në qytetin e Tiranës, si një nga prioritetet më të rëndësishme të punës.
Parkimi, si në rrugë ashtu edhe jashtë-rruge ështe një aspekt i rëndësishëm dhe shumë kritik për një qytet, veçanërisht për një qytet si qendër të aktiviteteve sociale dhe ekonomike si Tirana.
Zhvillimet demografike dhe ato socio-ekonomike të qendrës më të madhe urbane dhe administrative të Tiranës kanë nxjerr në pah nevojën për organizimin e parkimit dhe lehtësimin e lëvizjes sipas parimeve të mobilitetit.
Misioni i Tirana Parking është të krijojë sa më shumë hapësira publike për parkim si dhe t’ju ofrojë qytetarëve të Tiranës lehtësimin e parkimit të mjeteve të tyre, nepërmjet menaxhimit efikas të zonave të destinuara për parkim publik.
Format e parkimit me pagesë, nën administrimin e Tirana Parking janë si më poshtë:
- Parkim në rrugët kryesore të qytetit, të destinuara për parkimin publik dhe parkimin e rezervuar me pagesë
- Sheshet e parkimit, të destinuara për parkimin me kohë të zgjatur
- Terminalet, të destinuara për parkimin e linjave të autobusëve ndërqytetas dhe ndërkombëtarë
- Parkim për rezidentët
Në vijim gjeni hartën interaktive me ndarjen e zonave të parkimit në Tiranë.
Ndihmë: Për të lexuar sa më saktë hartën e mëposhtme, ju lutem klikoni mbi ikonën info ℹ️ në të djathë të hartës, me pas klikoni pikën për të cilën dëshironi të merrni informacion.
Burimi: GIS – Bashkia Tiranë