Korsitë e biçikletave në kryeqytet janë shtuar ndjeshëm, sidomos gjatë 5 viteve të fundit. Bashkia Tiranë në shumë rrugë dhe rikonstruksione në zona të ndryshme të kryeqytetit, ka përshirë brenda investimit të kryer edhe korsinë e dedikuar për përdoruesit e biçikletave, zgjerimin e trotuareve dhe ndërtimin e rrjetit të korsive të biçikletave, me qëllim lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve, duke u dhënë përparësi këmbësorëve, njerëzve me aftësi të kufizuara apo nënave me karrocë.
Një fakt interesant është se sipas të dhënave të ofruara nga Open Data korsitë e biçikletave zënë një hapësirë prej 2.6 % të të gjithë rrugëve urbane në kryeqytet.
Aktualisht janë të shumta rrugët në kryeqytetet që ofrojnë një korsi të dedikuar për çiklistët, të tilla si:
- Rr. e Kavajës
- Rr. e Durrësit
- Rr. Myslym Shyri
- Rr. Muhamet Gjollesha
- Rr. e Barrikadave
- Rr. Dritan Hoxha
- Rr. e Elbasanit
- Blv. Zhan Dark
- Blv. Gjergj Fishta
- Blv. Dëshmorët e Kombit,
- Sheshi Wilson
- Stadiumi Dinamo
- Kryqëzimi i Komunës së Parisit
- Zona e Selvisë
- Pazari i Ri
- Kinostudio
- Kombinat
Në vitin 2018 u inagurua dhe Pista e Biçikletave pranë Parku i Madh i Liqenit të Tiranës me një gjatësi 5.84 km e aksesueshme dhe praktike nga të gjithë të apasionuarit pas çiklizmit.
Në vijim mund të gjeni hartën interaktive me të gjitha korsitë dhe stacionet e biçkiletave në kryeqytet.
Ndihmë: Për të lexuar sa më saktë hartën e mëposhtme, ju lutem klikoni mbi ikonën info ℹ️ në të djathë të hartës, me pas klikoni pikën për të cilën dëshironi të merrni informacion.
Burimi: GIS – Bashkia Tiranë