Nuk është e lehtë të përshkruash Tiranën me pak fjalë. Përshkrimet si një ‘qytet i gjallë’, ‘me ngjyra’ janë thjesht shprehje për të dhënë idenë e kulturës, pasionit dhe optimizmit që ndihet në kryeqytet.

Shumë platforma dhe website turizmi, e përshkruajnë Tiranën si një vend intrigues, të këndshëm, me gjallëri dhe unik. Reliket e regjimit të vjetër sfidojnë ndërtimet e reja me ngjyra.

Tirana ka rreth 56 objekte të trashëgimisë kulturore dhe 141 pika turistike. Tirana vitet e fundit ka hapur një sërë pikash turistike si Kulla e Sahatit e cila u rihap në Qershor 2016 pas rikonstruksionit të kryer, Shtëpia me gjethe, Bunkart1&2, rikonstruksioni i Sheshit, Pazarit, Kalasë edhe shumë pika të tjera për tu vizituar.

Ndihmë: Për të lexuar sa më saktë hartën e mëposhtme, ju lutem klikoni mbi ikonën info ℹ️ në të djathë të hartës, me pas klikoni pikën për të cilën dëshironi të merrni informacion.

Burimi: GIS – Bashkia Tiranë