Ekosistemi startup në Tiranë vetëm rritet!
Ja një shikim i shpejtë se çfarë ndodhi në Kryeqytetin Evropian të Rinisë gjatë javës së kaluar në fushën tech! Ne ju rikujtojmë se mund të vendosni eventin tuaj në platformën tonë Digital Tirana në çdo kohë!
TechLab Demo Day: Për gati 3 muaj që nga hapja e programit të inkubimit “TechLab By Protik”, u finalizua me datë 18 nëntor pranë ambjenteve të Qendrës Protik. Qëllimi i kësaj nisme ishte të fuqizojë kapacitetet njerëzore nëpërmjet nxitjes së inovacionit dhe sipërmarrjes.
Beyond IDea: Në kuadër të iniciativës në mbështetje të start-up nga Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, qendra Balance organizoi më datë 21 nëntor ceremoninë e shpalljes së fituesve të programit Beyond Idea.
Hack Tirona: Akademi Foundation organizoi eventin përfundimtar të projektit HackTirona, i cili u mbajt në datat 19-20 nëntor pranë Ofiçina Hub. HackTirona është një aktivitet i cili promovon inovacionin, interesin mbi teknologjinë, shpirtin sipërmarrës dhe zhvillimin e aftësive për zgjidhjen e problemeve tek të rinjtë shqiptarë.
Startup Grind Helen Doron: Startup Grind Tirana u rikthye ditën e enjte më 17 nëntor 2022 me të ftuarën e tyre Helen Doron. Helen është një gjuhëtare dhe pedagoge britanike. Ajo është themeluese e Grupit Edukativ Helen Doron i cili ofron kurse angleze për fëmijët dhe të rinjtë (3 muajsh – 19 vjeç).
Tirana Fintech Hive: U zhvillua në datat 16-17 nëntor 2022 dhe synon të trajtojë qëllimin dhe shkathtësinë e Fintech, së bashku me mbledhjen e palëve të interesuara të ekosistemit në një pikë montimi.
Në kuadër të Javës Globale të Sipërmarrjes, Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes hapi dyert për një seri të larmishme aktivitetesh. Ekspertë të ekosistemit diskutuan se “Çfarë i mungon ekosistemit shqiptar?”, u diskutua gjithashtu mbi pritshmëritë dhe çfarë e pret ekosistemin e startup-eve në vitin 2023.
Nuk munguan as historitë e sipërmarrësve të suksesshëm. Sipërmarrës që kanë nisur me hapa të vegjël dhe sot kërkojnë të arrijnë katër anët e globit. Vajzat dhe gratë sipërmarrëse ishin një nga grupet që MiSHMS pati në qendër të misionit.