Transformimi i bibliotekave publike në laboratorë teknologjikë për fëmijët dhe të rinjtë, është një nismë e UNICEF në Shqipëri, në bashkëpunim të ngushtë me Bashkia Tiranë.
Ky program ka shndërruar 4 nga bibliotekat e Tiranës në qendra teknologjike për fëmijët, të rinjtë dhe komunitetin në përgjithësi. Inkubatorët janë një shtysë për të rritur arsimimin digjital të fëmijëve dhe të rinjve, sigurinë dhe për të kontribuar në ngushtimin e hendekut ndër breza midis prindërve të tyre dhe atyre. Gjithashtu, të përfshijë masivisht fëmijët dhe të rinjtë dhe t’u japë mundësinë startup-eve dhe bizneseve të vogla të zhvillojnë më tej projektet e tyre në fushën e TIK-ut.

Katër bibliotekat publike ekzistuese, “Hamit Beqja”, “Musine Kokalari”, “Misto Treska” dhe “Aleksandër Moisiu” janë inkubatorë funksionalë për fëmijët dhe të rinjtë e apasionuar pas Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit. Bibliotekat zgjerojnë hartën e zonave Friendly WiFi të kryeqytetit, duke mbrojtur fëmijët dhe të rinjtë nga pornografia e të rriturve dhe materialet e abuzimit seksual të fëmijëve.
Ndihmë: Për të lexuar sa më saktë hartën e mëposhtme, ju lutem klikoni mbi ikonën info ℹ️ në të djathë të hartës, me pas klikoni pikën për të cilën dëshironi të merrni informacion.
Burimi: GIS – Bashkia Tiranë
Gjatë gjithë zhvillimit të nismës, fokusi do të jetë në informimin dhe ndërgjegjësimin e fëmijëve dhe prindërve që ata të mund të lundrojnë të sigurtë online në mjediset e bibliotekave.
BiblioTech do të lehtësojë gjithashtu organizimin e sesioneve informative, seminareve dhe aktiviteteve të lehtësuara nga teknologjia për fëmijët dhe komunitetin mbi arsimimin digjital, sigurinë, teknologjitë e informacionit, startup-et, etj.