Lehtësirat që mund të ofrojë një qytet janë thelbësore për zhvillimin social dhe ekonomik të popullatës së tij. Tirana bën pjesë tek ato vende të cilat kanë ndërmarrë iniciativa që ofrojnë shumë lehtësi për të rinjtë, bizneset dhe komunitetet. Deri më tani këto iniciativa kanë luajtur një rol mjaft të rëndësishëm për qytetarët si dhe kanë ofruar mjaft benefite për ta.

Ndër më kryesoret janë:

  • Programi Bibliotech – Ky program ka shndërruar katër nga bibliotekat e Tiranës në qendra teknologjike për fëmijët, të rinjtë dhe komunitetin në përgjithësi. Inkubatorët do të jenë një shtysë për të rritur arsimimin digjital të fëmijëve dhe të rinjve, sigurinë dhe për të kontribuar në ngushtimin e hendekut ndër breza midis prindërve të tyre dhe rinisë. Gjithashtu, të përfshijë masivisht fëmijët dhe të rinjtë dhe t’u japë mundësinë startup-eve dhe bizneseve të vogla të zhvillojnë më tej projektet e tyre në fushën e TIK-ut.
  • Free Wi-Fi Në kuadër të iniciativës “Tirana smart City”, Bashkia Tiranë ofron shërbim Wi Fi falas në hapësirat publike të saj. Ofrimi i këtij shërbimi pa pagesë në hapësirat publike do t’i mundësojë qytetarëve dhe turistëve që në çdo moment të aksesojnë shërbimin e internetit si dhe mundësinë që të informohen në kohë reale mbi atraksionet turistike, eventet që do të zhvillohen në qytet apo informacionet mbi transportin publik.
  • GIS – Sistemi i Informacionit Gjeohapësinor u prezantua për të grumbulluar, ruajtur, analizuar, procesuar dhe përditësuar informacionin gjeohapësinor që menaxhohet nga Bashkia.
  • Open Data Tirana – Opendata është filozofia që mbështet shpërndarjen dhe publikimin e lirë të të dhënave pa kufizime ligjore, patenta apo mekanizma të tjerë kontrolli.
  • eKioska – Kioska elektronike vetëshërbyese venë në focus të qytetarëve, të cilët në çdo kohë mund të marrin disa nga shërbimet kryesore të Bashkisë Tiranë. Kanë një ndërfaqe komode dhe ndërvepruese në të cilën gjithësecili gjen në mënyrë fare të thjeshtë informacionin që kërkon.