
Pas muajsh të gjatë dhe intensivë pune të palodhur dhe mentorimi, GrowPreneur organizoi për të dytin vit “GrowPreneur Demo Day” në një mbrëmje gala më 27 Janar 2021. Në këtë event 7 startupe finaliste të mentoruara dhe përgatitura më parë nga GrowPreneur prezantuan sipërmarrjet e tyre tek investitorë nga i gjithë Ballkani.
Growpreneur u ndërtua përmes bashkëpunimit të Yunus Social Business Balkans dhe EU for Innovation, si një program fleksibël dhe i personalizuar për të gjitha startup-et.
Ndryshe nga evente të tjera të ekosistemit të sipërmarrjes, gjatë “GrowPreneur Demo Day” vlerësimi i startup-eve finaliste ndryshoi nga mënyra tradicionale. Këtë herë në vend të një jurie qëndruan investitorë potenciale të cilët zgjodhën së tek cili startup dëshironin të investonin.

E pranishme në event ishte edhe nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, znj. Anuela Ristani, e cila u shpreh se:
“Qyteti është shumë i kënaqur kur Bashkia Tiranë është prezente në të tilla evente dhe mbështet startup-et. Po ju them një fakt shumë interesant. Në Shqipëri 7% e studentëve që sapo mbarojnë universitetin duan, kanë dëshirën dhe vullnetin për të patur diçka të tyren. Në Izrael ky numër është 79%, por ky 7% jonë është shumë më entuziast dhe i zhurmshëm kështu që shpresoj të vazhdoj kështu dhe ekosistemi ka për tu bërë dita ditës më i mirë.”

Edona Bilali, Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, gjithashtu e pranishme në event, gjatë fjalës së saj riktheu vëmendjen tek ligji i ri për startup-et.
“Kemi kaluar me VKM projektligjin e ri për ligjin e startup-eve. Në Shkurt pritet që të kalohet dhe votohet edhe në parlament. Do të jetë një fond në total prej 2.5 mln euro që do të shkojnë për aktorët e ekosistemit, lehtësuesit (akseleratorët), inkubatorët dhe hapësirat co-working.”- u shpreh znj. Bilali.
Idetë që u prezantuan gjatë eventit:
- ArtMade – e-commerce https://artmadeofficial.com/ .
- StudentsLife – Platformë për shërbime pa pagesë për studentet https://www.instagram.com/studentslife.al/ .
- Potry Venture – Një kompani që synon të ketë partner të përbashkët për të investuar në kriptomonedhë.
- Travel Box 365 – Platformë që lidh turistin me kompaninë e udhëtimit dhe përfshin në paketë një kuti me produkte bio shqiptare. https://www.travelalbania365.com/?s=travel+box#
- Visit South Albania – Platformë dedikuar turizmit në Jugun e Shqipërisë https://visitsouthalbania.com/
- Anarkitekt – Mobilje me punime druri artizanale për shtëpi, hotele etj. https://www.instagram.com/anarkitekt/ .
- EasyAlbania – e-commerce https://easyalbania.com/al/ .
Gjatë eventit u ndanë gjithashtu çmime për mentorin e vitit dhe një çmim nderi për z. Ndoc Mula, mentor dhe aktor shumë i rëndësishëm i ekosistemit, por që fatkeqsisht humbi jetën më 30 Dhjetor në një aktivitet alpinizmi.

Çmimi “Mentori i Vitit” u dha për:
1- Esa Hala
2- Suela Kocibellinj
3- Tomi Kallanxhi

Disa nga çmimet e dhëna nga partnerët:
- ARRA ofroi trajnim për StudentsLife;
- Raiffeisen Bank ofroi mentorim për integrimin në e-commerce dhe workshop me burimet njerëzore të Raiffeisen Bank për Easy Albania dhe StudentsLife;
- Balkans Capital ofroi konsulencë financiare dhe kontabiliteti për 3 muaj për startup-in ArtMade;
- DigitSapiens ofroi ndërtimi i web dhe ambjent pune falas për 3 muaj për StudentsLife;
- MaxBrand Albania ofroi ekspertizë marketingu për Travel Box;
- Valbona Begolli ofroi plan zhvillimi dhe marketingu për platformën TravelBox 365;
- Arlind Haxhiaj ofroi hapësirë co-working për Potry Venture;
- Eglent Bici ofroi zhvillim platformash për Visit South Albania dhe TravelBox 365;
- Duapune ofroi 300 Euro për StudentsLife;
- Duapune ofroi 300 Euro për Anarkitekt;
- Duapune ofroi 300 Euro për TravelBox.
Startup-i ArtMade u shpërblye me 2000 Euro- çmimi i madh i dhënë nga GrowPreneur.