Po kërkoni përgjigje në lidhje me startup-et? Më poshtë gjeni të listuara disa nga pyetjet më të shpeshta dhe çfarë duhet të dini për fillimin e një biznesi.
Ka shumë arsye përse duhet të hapim një startup në Tiranë, por kryesore është fakti që ekosistemi po zhvillohet dita ditës, duke i krijuar sa më shumë mundësi bizneseve të reja për tu ngritur.
Hapja e një biznesi kërkon punë kërkimore, planifikim, financim dhe shumë dokumenta ligjorë. Por mënyra më e mirë për t’ja nisur mbarë është të bësh një plan biznesi, që përfshin mënyrën sesi një kompani do të arrijë synimin dhe potencialin e saj. Për më shumë informacion klikoni këtu.
Ekosistemi në Shqipëri po rritet me ritme të shpejta në vitet e fundit. Gjithmonë e më shumë organizata dhe aktorë të huaj po shprehin interesin e tyre për të kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të ekosistemit të startup-eve dhe inovacionit.
Tirana ofron me dhjetra mundësi ku të rinjtë mund të shfrytëzojnë hapësira të dedikuara për rritjen e një startup-i dhe për zhvillimin e punëve pa pasur një zyrë fizike për biznesin tuaj. Për më shumë informacion klikoni këtu.
Dy prej aktorëve më të rëndësishëm të ekosistemit janë inkubatorët të cilët e ndihmojnë një startup të rritet si dhe akseleratorët të cilët mbështesin startup-et të cilat kanë një produkt minimal të zbatueshëm me mentorim, financim ose me gjetjen e investitorëve. Për më shumë informacion klikoni këtu.
Nëse je një nomad digjital dhe dëshiron të punosh nga Tirana, mundësitë janë të shumëllojshme. Zgjidhni kryeqytetin e Shqipërisë si vendin ideal për të punuar nga shtëpia duke shijuar njëkohësisht një mikpritje të veçantë. Për më shumë informacion klikoni këtu.