Home Events WE GROW

Data

25 Sht 2022
Ongoing...

WE GROW

WE Grow është programi i parë i akselerimit në Shqipëri, dedikuar ideve inovatore të grave dhe vajzave, mbështetur nga Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.

“We Grow” është një program 4-mujor akselerimi, që do të mbështesi  startup-et novatore, digjitale dhe që kanë një projekt zhvillimor të shkallëzueshëm. Këto sipërmarrje të krijuara dhe udhëhequra nga vajza dhe gra në të gjithë shqipërinë duhet të kenë për qëllim zhvillimin dhe punësimin e të rejave dhe të rinjve.

Ky program akselerimi do të mbështesë dhe do të fuqizojë startup-et e themeluara nga vajzat dhe gratë që në fazat e para përmes trajnimeve, mentorimit dhe aktiviteteve të rrjetëzimit, duke e shtrirë kontibutin deri në fazat e zhvillimit, testimit dhe lançimit.

Industritë e startup-eve që “WE GROW” mbështet janë:

  • Shëndetësia;
  • Arsimi;
  • Marketing & Media;
  • Green Tech & Energy;
  • Fin Tech;
  • HR & Talente;
  • Pasuri të paluajtshme;
  • Prodhimi & mallrat e konsumit;
  • Argëtim;
  • Bukuri dhe mirëqenie.

 

Afati i aplikimeve është deri më 25 Shtator 2022.

WE GROW

Organizer

WE GROW
Phone
+355 67 20 33 037
Email
info@wegrow.al
Website
https://wegrow.al/

Programi We Grow ka për qëllim identifikimin e ideve inovatore nga gratë dhe vajzat në të gjithë territorin e Shqipërise si dhe fuqizimin e tyre me anë të mbështetjes së ofruar në terma dijesh, qasje prakatike si dhe mbeshtetjes financiare.

Ora lokale

  • Zona: America/New_York
  • Datë : 25 Sht 2022

Për informacion

Klikoni këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published.