Home Events TRAJNIM: MENAXHIMI 360 GRADË I TREGTISË ONLINE NË KOMPANINË TUAJ

Data

24 Shk 2023
Expired!

Ora

All Day

TRAJNIM: MENAXHIMI 360 GRADË I TREGTISË ONLINE NË KOMPANINË TUAJ

Trajnimi u dedikohet personave që kanë shitje me pakicë dhe duan të ngrenë ose kanë ngritur një kanal shitjesh online.

Trajnimi do të mbulojë gjithçka duhet të dijë një administrator për ta menaxhuar këtë pajisje. Do të marë një çertifikatë dhe do të mund të futet në proçesin e marrjes së liçensës nga shoqata për implementimin e shërbimit CDO.

Trajnimi do të ofrohet nga tre lektorë me eksperiencë në tregun vendas të e-commerce, si dhe do të pasurohet me eksperiencat e disa prej përfaqësuesve më me zë të tregut në Shqipëri .

Gjithashtu do të marrë falas një diagnostikim të kompanisë së vetë dhe konsulencë nga shërbimi i CDO i shoqatës AECA duke i treguar hapat konkrete që një kompani duhet të bëjë për të shumëfishuar shitjet e saj online.

Trajnimi dhe temat ndahen në 3 takime.

25 Shkurt

Mendësia e biznesit online.

  • Pritshmëritë kur fillon një biznes të tregëtisë online dhe sfidat kryesore;
  • Investimi nga duhet të fillojë dhe ku të fokusohemi;
  • Tipologjia e shitësve në Shqipëri;
  • I ftuari për eksperiencën e vet.

Kapaciteti i nevojshëm për pune

  • Sa pako shpërndahen në Shqipëri, ku shpërndahen dhe në çfarë momentesh janë sipas muajve;
  • Çfarë sistemesh bazike duhen lidhur me platformat, nga pak staf në qindra;
  • Ekipi dhe detyrat që nuk evitohen, detyrat kyesore që duhen mbuluar në biznes;
  • I ftuari për eksperiencën e vet.

4 Mars

Produkti që mund të shitet dhe si amplifikohet puna e tij.

  • Çfarë produtkesh shiten në Shqipëri në çfarë nënkategorish dhe tipe produktesh;
  • Si mund të shitet gjithçka në Shqipëri;
  • Si optimizohet faqja e një produkti në shitje në ecommerce;
  • Të ftuar distributorë që paraqesin produktet e tyre dhe si e ndajnë punën.

Proçeset e nevojshme në Ecommerce dhe si të bëni një diagnostikim të web-it

  • Cilat janë proçeset më të domosdoshme në një kompani ecommerce;
  • Proçesi më i rëndësishëm, order to Delivery, çfarë duhet të ketë që të funksonojë;
  • Diagnostikimi i webit, elementët kyqë që duhen për të patur një web të mirë;
  • E ardhmja e pagesave dhe mundësitë që janë në Shqipëri në këtë fushë.

11 Mars

Shitja dhe marketingu i produkteve për tregëtinë online.

  • Si të optimizohet fushata më e mirë e mundshme për tregtinë online;
  • Përdorimi i google ADS në nivel profesional dhe të avancuar për tregun Shqiptar;
  • 8 Trendet dhe promocionet më të suksesshme në Facebook për 2023;
  • Eksperienca me fushata të suksesshme nga i ftuari.

Klienti dhe mirëmbajtja e tij në e-commerce

  • Llojet e CRM ekonomike për Ecommerce dhe si mund të përdoren ato për të rritur vlerë kompanisë;
  • Përdorimi i newsletter të autmatizuar për një fushatë marketingu në tregëtinë online;
  • Mirëmbajtja e një klienti dhe sigurimi që shërbimi është cilësor në tregëtinë online duke ditur të gjitha touch point të tij;
  • I ftuari për eksperiencën e vetë në këtë industri.
Shoqata Shqiptare e tregtisë online

Organizer

Shoqata Shqiptare e tregtisë online
Email
info@aeca.al
Website
https://event.aeca.al/

Shoqata AECA është themeluar me qëllim rritjen e kapaciteteve të kompanive Shqiptare për shitjet online, promovimin dhe zhvillimin e tregut, mbrotjen e interesave dhe lobimin per bizneset qe ushtrojne aktivitet ne fushen e e-commerce ne Shqiperi.

Speakers

Ora lokale

  • Zona: Europe/Tirane
  • Datë : 24 Shk 2023
  • Ora: All Day

Për informacion

Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *