Home Events TechGirls

Data

16 Dhj 2022

Ora

All Day

TechGirls

TechGirls është një program ndërkombëtar shkëmbimi veror i krijuar për të fuqizuar dhe frymëzuar gratë e reja nga e gjithë bota për të ndjekur karrierën në shkencë dhe teknologji.

Në vitin 2023, programi do të mbështesë 111 vajza të reja nga 35 vende/territore pjesëmarrëse dhe 15 bashkëmoshatare amerikane në një përvoje dinamike katër javore me bazë në SHBA me një program mentorimi 7 mujor (para dhe pas shkëmbimit).

Që prej vitit 2012 TechGirls ka trajnuar vajza adoleshente (15-17 vjeçe). Programi filloi të mbështesë vajzat nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Jugut (Algjeria, Egjipti, Jordania, Libani, Maroku, territoret Palestineze, Tunizia dhe Jemeni). Në vitin 2019, programi u zgjerua për të përfshirë vajza të reja nga Azia Qëndrore (Kazakistani, Kirgistani, Taxhikistani dhe Uzbekistani). Në vitin 2022, programi iu nënshtrua një zgjerimi global për të filluar t’u shërbejë vajzave në gjashtë rajone të botës (Hemisfera Perëndimore, Afrika Sub-Sahariane, Europa dhe Euroazia, Azia Lindore, Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut dhe Azia Jugore dhe Qëndrore).

Thelbi i programit TechGirls është një përvojë 25 ditore në Shtetet e Bashkuara në partneritet me Universitetin e Teknologjisë në Virxhinia. Pjesëmarrësit do të angazhohen në një kamp interaktiv teknologjik dhe kompjuterik, më pas do të udhëtojnë në një nga qytetet si: Austin, Çikago, Sinsinati, Denver, Detroit ose Siatëll) për eksplorim në komunitet dhe karrierë. Programi TechGirls jep një efekt shumëfishues ndërsa pjesëmarrësit kthehen në shtëpi për të kryer projekte të bazuara në komunitet me 7 muaj mentorim.

Ky është një program i Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë për Çështjet Arsimore dhe Kulturore.

Klikoni këtu për të aplikuar.

Afati i fundit për aplikime është 16 dhjetor 2022.

Global Tech Girls

Organizer

Global Tech Girls
Email
techgirls@legacyintl.org
Website
https://techgirlsglobal.org/

Ora lokale

  • Zona: America/New_York
  • Datë : 16 Dhj 2022
  • Ora: All Day

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *