Home Events MIT GSW Startup Pitch Competition 2023

Data

30 - 31 Mar 2023
Ongoing...

Ora

All Day

MIT GSW Startup Pitch Competition 2023

A jeni një sipërmarrës që po përpiqet të ngrijë start-up-in e tij në nivele të reja?

Konkursi i MIT GSW Startup Pitch është një mundësi për të prezantuar kompaninë tuaj dhe për për të fituar para me qëllim zgjerimin e start-up-it tuaj.

MIT Global Startup Workshop (MIT GSW) është një konferencë vjetore shumë-ditore që mbledh së bashku sipërmarrës, studentë, investitorë dhe aktorë kryesorë nga e gjithë bota për të përshpejtuar ekosistemin sipërmarrës të një rajoni pritës.

Nëpërmjet një sërë seminaresh të përshtatura, panelesh dhe folës kryesorë, MIT GSW synon të ndajë praktikat e sipërmarrjes që kanë fuqizuar mijëra kompani të nisin nga MIT.

MIT GSW organizohet nga një grup i larmishëm studentësh të diplomuar dhe mbështetet fuqishëm nga ekosistemi sipërmarrës i MIT, duke përfshirë qendrën MIT Legatum për Zhvillim dhe Sipërmarrje, Qendrën Martin Trust për sipërmarrjen MIT dhe Programin Rajonal të Përshpejtimit të Sipërmarrjes MIT (MIT REAP).

Që nga viti 1998, organizata e tyre jofitimprurëse e drejtuar nga studentë ka mbajtur 22 seminare ndërkombëtare në 6 kontinente dhe ka tërhequr pjesëmarrës nga mbi 70 vende.

 

Mos harro! Nëse do të shtosh eventin tënd në Digital Tirana, kliko këtu.

Mit Global Startup Workshop

Organizer

Mit Global Startup Workshop
Email
gsw-contact@mit.edu
Website
https://gsw.mit.edu/2023/index.php

Ora lokale

  • Zona: America/New_York
  • Datë : 30 - 31 Mar 2023
  • Ora: All Day

Për informacion

Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *