Home Events AllWeb Albania 2022

Data

02 Nën 2022

AllWeb Albania 2022

AllWeb rikthehet në Shqipëri këtë nëntor, pas dy vitesh! Konferenca lokale, rajonale dhe ndërkombëtare, është e fokusuar në shkëmbimin e njohurive dhe zhvillimin e biznesit.

AllWeb filloi në vitin 2012 në Maqedoni dhe ka pasur sukses të madh me më shumë se 80 persona në skenë, 1000 në audiencë dhe më shumë se 50 partnerë.

AllWeb u organizua për herë të parë në Tiranë, Shqipëri në vitin 2016, me një event që tejkaloi pritshmëritë e tij fillestare dhe u prit shumë mirë nga audienca, profesionistët dhe kompanitë.

Kjo konferencë rikthehet me misionin e saj fillestar: “Të ofrojë përmbajtje cilësore, folës të shkëlqyer, raste studimore cilësore, shkëmbim njohurish dhe shumë më tepër.” Tema e këtij viti do të jetë përvoja, eksplorimi dhe arritja e përsosmërisë. Me pjesëmarrjen e 12 folësve ndërkombëtarë, rajonalë dhe vendas, nën drejtimin e Gerti Boshnjakut, themelues dhe drejtues ekzekutiv i New Media Group, themelues i revistës së parë digjitale kushtuar sipërmarrjes në Shqipëri dhe drejtues i portalit AlbaniaTech.

Ky 2 nëntor do t’i dedikohet i gjithi: marketingut digjital, kreativitetit, metaverses, përvojës së përdoruesit, web3 dhe strategjive të biznesit.

 

Speaker

Ora lokale

  • Zona: America/New_York
  • Datë : 02 Nën 2022

Leave a Reply

Your email address will not be published.