
3I SOLUTIONS
Kompania ofron një gamë të gjerë zgjidhjesh profesionale në sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Zhvillimit të Software-it.
If you would like to be up to date with some of the leading tech companies offering ecosystem services, we invite you to check it out below.
Kompania ofron një gamë të gjerë zgjidhjesh profesionale në sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Zhvillimit të Software-it.
ABlimits Studio është një agjenci digjitale me shërbim të plotë. Misioni i tyre është të ofrojë zgjidhjet digjitale më efektive në këtë industri.
Web: https://ablimits.com
ALBtelecom është një kompani me eksperiencë dhe prezencë mbi 108 vjeçare në treg dhe ajo vazhdon të jetë pjesë e pandashme, zgjedhja e parë, por edhe zgjidhja më e mirë e komunikimit të shqiptarëve.
Almotech është një kompani “software house” që ofron zgjidhje B2B dhe B2C, duke mundësuar efikasitet dhe mundësi inovative cilësore për bizneset dhe institucionet, duke ndihmuar rritjen e klientëve të tyre.
Web: https://almotech.co
Balkans Capital është një kompani që ofron shërbimë të plota financiare si: planifikimi financiar, kontabiliteti dhe auditimit me bazë në Shqipëri.
Big Media Expert ofron një shërbim të plotë të marketingut digjital. Nga markimi, dizajni i webit deri tek mediat sociale.
BNT Electronics është një nga kompanitë lider teknologjike shqiptare që merret me pajisjet e automatizimit të zyrës, IT, sistemet mjekësore dhe zgjidhjet fiskale.
Communication Progress synon që në mënyrë të vazhdueshme, të mundësojë zgjidhjet më të avancuara teknologjike, duke u mbështetur në dy parime themelore, cilësi dhe inovacion.
Ata janë një kompani që ofron shërbime në fusha të ndryshme të marketingut digjital për biznese të industrive të ndryshme, brenda dhe jashtë Shqipërisë duke synuar rritjen e vizibiletit të tyre online si dhe rritjen e shitjeve të produkteve të tyre.
Dev.al është një prej operatorëve më të rëndësishëm në tregun ICT shqiptar, me një rol protagonist në procesin e digjitalizimit të shërbimeve publike e zhvillues të disa prej sistemeve më të suskesshëm të qeverisjes elektronike.
Web: https://dev.al
Digital Connect është një agjensi e marketingut digjital në Shqipëri e specializuar në krijimin dhe zbatimin e zgjidhjeve të marketingut online për bizneset që duan të kenë një prani të fortë online.
Digit Sapiens është një kompani teknologjike e specializuar në ngritjen e stafit dhe rritjen e kapaciteteve njerëzore.
Misioni i tyre është i thjeshtë. Ata po ndërtojnë vendin më të mirë për të punuar në Tiranë duke ofruar shërbime zhvillimi të klasit botëror.
EasyPay është një platformë gjithëpërfshirëse pagesash digjitale e projektuar për t’i dhënë individëve dhe bizneseve mundësinë të bëjnë pagesa brenda portofolit të tyre të gjerë të shërbimeve.
Web: https://easypay.al/
Ederstudio është një kompani shqiptare e marketingut dhe zhvillimit të webit e krijuar që nga viti 2007 në zemër të qytetit të Tiranës.
Evolve është një agjenci digjitale e cila përqëndrohet tek cilësia, risia dhe shpejtësia. Ata shfrytëzojmë teknologjinë për të ndihmuar klientët e tyre të rriten vazhdimisht.
Web: https://evolve.al/
Iceberg Communication është një agjenci marketingu dhe reklamimi në tregun shqiptar. Ata besojnë se një strategji dhe plan i mirë marketingu ka fuqinë të transformojë një biznes dhe të vendosë një markë në fokusin e klientëve.
Me më shumë se 170 zhvillues, të pajisur me njohuri dhe përvojë të lartë në fusha të ndryshme, ikubINFO qëndron si kompania më e madhe në Shqipëri në fushën e zhvillimit të software.
Web: https://ikubinfo.al/
Innovaway është partneri i duhur për të ata që synojnë të rrisin konkurrencën e klientëve të tyre në nivel global. Ata përpiqen çdo ditë për të arritur qëllimet e tyre dhe për të kapërcyer sfida të reja.
Misioni i tyre është të ndihmojnë bizneset dhe startup-et të ndërtojnë produktet e duhura në një mënyrë me kosto efektive dhe të zgjerojnë ekipet e tyre inxhinierike me ekspertizë inovative.
Web: https://inova.al/
Misioni i tyre është të jenë dora juaj e djathtë e transformimit digjital, ku ekspertët e teknologjisë janë të frymëzuar për të krijuar.
Web: https://it-works.io/
Kreston Albania është një kompani e shërbimeve të këshillimit financiar dhe të biznesit në fushat e auditimit dhe sigurimit, kontabilitetit dhe taksave, si dhe shërbime të tjera këshilluese përfshirë zhvillimin e biznesit, menaxhimin e projekteve, edukimin dhe trajnimin.
Landmark Communications është një kompani reklamimi më shërbim të plotë. Ekipi i tyre i krijuesve, dizenjuesve dhe programuesve punojnë nga fillimi ne fund, nga konceptimi deri të realizimi.
Web: https://landmark.al/
Logical është kompani që ofron zgjidhje teknologjike dhe programe të fiskalizuara për operacionet e biznesit për marketet dhe dyqanet e pakicës, bar restorant hoteleri, shitjet me shumicë, distribucion dhe logjistikë.
Manderina eshte nje kompani marketingu dhe konsulence turizmi qe ofron sherbime konsulence dhe marketingu per bizneset turistike hotele, restorante por edhe destinacione turistike.
Është një kompani e zhvillimit të software me një ekspertizë të dëshmuar në web, aplikacione celulare, kompjuterë në cloud dhe aplikacione të e-commerce.
Web: https://newmedia.al/
One Telecommunications u prezantua në Shqipëri në 10 Shtator 2020. One Telecommunications vjen me këtë emër pas një sërë zhvillimesh dhe ndryshimesh që kanë ndodhur vitet e fundit në kompani.
Web: https://www.one.al/
PINCA është një projekt që ka nisur nga nevoja për të lidhur eksperiencën e profesionistëve që kërkojnë të angazhohen në projekte me kohë të pjesshme, me kërkesat e bizneseve apo individëve për shërbime të caktuara në një kohë të shkurtër dhe me kosto të reduktuara.
Web: https://pinca.al/
Grupi i Kompanive Ritech është partner krijues, punëtor dhe i ndërgjegjshëm për projektimin dhe zhvillimin e vlerave për nevojat tuaja transformuese të teknologjisë së informacionit.
Ato fokusohen kryesisht në ofrimin e mbështetjes për kontraktimin e shërbimeve të webit si: Dizajn Grafik, zhvillim web-i, marketing digjital, zgjidhje për tregtinë elektronike dhe aplikacione mobile.
Smartwork, është krijuar në vitin 2017 nën drejtimin e Federatës Altea dhe nën mbikëqyrjen e Deloitte Albania & Kosovë. Që atëherë ajo ka hedhur themele të forta në fushën e konsulencës së teknologjisë së biznesit duke bashkëpunuar kryesisht me klientë të huaj dhe vendas.
Softup Technologies është një kompani e konsulencës dhe zhvillimit të software me qendër në Tiranë, Shqipëri dhe në Mynih, Gjermani. Softup ofron shërbime të zhvillimit të software për startup-et dhe SME-të.
Web: https://softup.co/
Si një kompani lider në fushën e informacionit dhe telekomunikacionit në Shqipëri që prej vitit 2011, Soft & Solution ofron shërbime si zhvillimi i aplikacioneve dhe programeve të të gjitha kategorive dhe profileve.
TETRA Solutions është një kompani programesh që ofron zgjidhje inovative në administrimin e biznesit dhe sherbimet qe lidhen me ciklin jetësor të zgjidhjeve IT.
TDB është një kompani private, e themeluar në Tiranë, që operon në tregun vendas të Teknologjisë së Informacionit.
Web: https://tdb.al/
Urbanus që prej vitit 2016 sjell shërbimin “From Inception to Conclusion”.
Përmes tij ata ofrojnë konceptimin e imazhit të kompanisë tuaj në çdo dimension të saj.
Web: https://urbanus.al/
Vodafone Albania është lider në tregun shqiptar jo vetëm si operator i telefonisë celulare por edhe si kompani e përgjegjshme dhe kontribuese në zhvillimin ekonomiko-social të vendit.
ZOMEG synon të pozicionohet si ndërmjetës mes ofruesve të shërbimeve në fushën e IT dhe kërkesës për këto shërbime nga biznesi apo individë.Veprimtaria e biznesit do të bazohet në punën dhe aftësitë e personave profesionistë në fushën e IT në Shqipëri.
Web: https://zomeg.al/