Produkti flagship, aplikacioni Pago, është një platformë e shërbimeve financiare digjitale, që adreson nevojat e përditshme të klientëve që duan të përdorin sistemin bankar – pa pasur nevojë të vizitojnë një degë banke! Vizioni ynë është të ndërtojmë super aplikacionin e parë të shërbimeve financiare në Ballkanin perëndimor.
Çfarë është Rubicon?
Rubicon si një kompani fintech, është e angazhuar për të sjellë në treg zgjidhjet më të fundit të teknologjisë në funksion të produkteve financiare sebashku me partneritetin tonë me Mastercard®, si një Principal Member.
Shërbimi Pago
Pago është një zgjidhje fintech që vjen në treg nëpërmjet implementimeve inovatore të teknologjisë së informacionit në funksion të zgjidhjeve bankare. Bankat e reja digjitale (neobanks) si Revolut në Angli, N26 në Gjermani, Chime në SHBA apo NU Bank në Brazil kanë marrë epërsi në treg, kryesisht me brezat e rinj.
Me licensën e një IPE (nga Banka e Shqipërisë), produkti ynë Pago në formën e një aplikacioni mobile ofron të gjitha shërbimet e një banke digjitale me fokus në pagesa të menjëhershme (instant payments).
Misioni ynë është të thjeshtojë eksperiencën financiare përmes aksesit në ekonominë moderne me pagesa digjitale, të mbështesë zhvillimin e tregtisë elektronike, investimet online dhe shërbimet financiare inovatore.
Audienca e shërbimit tonë ndahet në dy kategori, individë dhe biznese, ku ne kemi si objektiv përveç të tjerave, adresimin e nevojave të biznesit të vogël e të mesëm. Për klientët ne ofrojmë një llogari bankare tërësisht falas duke i pajisur me një IBAN dhe me kartë debiti për të mundësuar veprimet e depozitimeve dhe tërheqjeve nëpërmjet një rrjeti të gjerë ATM. Klientët tanë individ brenda aplikacionit mund të transferojnë në çast dhe falas, mund të kryejnë një sërë pagesash utilitare po falas dhe të paguajnë fatura të ndryshme drejt biznesit.
Bizneset përvec shërbimit klasik bankar, do të kenë një alternativë optimale dhe moderne në pranimin e pagesave nga klientët.
Pago ofron pranim pagesash me QR Code, pagesa me Link/URL (email/whatsapp), integrim me sistemin fiskal dhe pranimin e pagesave me karta krediti të skemave Mastercard® dhe VISA® (vPOS/eCommerce).
Pago ofron ndër të tjera këto funksionalitete:
• Llogari bankare (pajisur me IBAN për referencë dhe transferta kombëtare dhe ndërkombëtare)
• Pagesat e faturave utilitare (me notifikim)
• Pagesat e gjobave te mjeteve te drejtimit (me notifikim)
• Pagesa të menjëhershme P2P, C2B dhe B2B
• Pagesa drejt biznesit me tarifa konkuruese
• Buxhetim i integruar dhe qasje në një sërë këshillash financiare (Personal Finance Management)
• Statistika dhe analizë e shpenzimeve të kryera Pagesa me QR Code, URL, NFC
• Paisje me karta Mastercard® dhe pranim pagesash nga Mastercard® dhe VISA®
• Inicim pagesash si pjesë e PSDII (Open Banking)
• Marrje informacioni pagesash si pjesë e PSDII