Mirësevini
Përshëndetje kuriozë. Mirësevini në Tiranë. Kryeqyteti qe nuk fle kurrë dhe do të presë gjithmonë mysafirë më dashuri dhe gëzim të madh, siç dhe historia ka treguar. Qendra më e madhe në Shqipëri për ide, inovacion dhe ndryshim. Agjenti i ndryshimit që nuk lodhet kurrë duke provuar, mësuar dhe prodhuar talente. E mbushur me të gjitha ngjyrat e Shqipërisë, përfaqësuesit e industrisë dhe praninë e ndërkombëtarëve, Tirana është shtëpia ideale për startup-et që kërkojnë të rriten në tregjet ndërkombëtare në garën për të prodhuar “unicorn-in” e parë.
Nëse jeni të interesuar të eksploroni Tiranën si potencial për vendin tuaj të ardhshëm përfaqësues, ose keni një ide që mund të sjellë ndryshim për të gjithë botën, ne do të sigurohemi t’ju udhëzojmë përmes komunitetit startup të Tiranës. Receta është gati, ideja juaj, ekosistemi ynë dinamik dhe kjo platformë si udhëzues, pra le të fillojmë të bëjmë ndryshimin! Shkojmë!
Shko tek:
Si të rrisësh një startup
Komunitete Tech
Ekosistemi startup
Gjej punë
Çfarë është Digital Tirana dhe si mund t’ju ndihmojmë?
Digital Tirana është një platformë online e Bashkisë Tiranë. E krijuar në vitin 2021, kjo platformë bashkon një sërë elementësh të sektorit privat dhe publik për të mbështetur startup-et, sipërmarrësit, aktorët e ekosistemit si dhe për të ofruar informacion të plotë mbi nomadët digjitalë.
Duke qenë një pikë takimi e suksesit sipërmarrës në tregun dinamik të Tiranës dhe më gjerë në atë më të madh shqiptar, ne jemi në aksion për të përfunduar misionin tonë për ekosistemin.
Digital Tirana është një nga aktorët e paktë që ofron grupë të mëdha informacioni dhe të dhënash që mund të jenë me vlerë të madhe për zhvillimin e biznesit, pavarësisht nëse jeni një startup aktiv ose nëse kërkoni të vëndoseni në Tiranë dhe Shqipëri.
Jeni në kërkim të talentit? Në kemi mjetin e duhur dhe njërezit gjithashtu. Mendoni për ne si urën midis jush dhe bashkëthemeluesit tuaj të ardhshëm, ose ekipit tuaj të ardhshëm të zhvillimit pasi ne duam të jemi mjedisi për të shfaqur dinamikën e zhvillimit njerëzor.
Sigurisht që ju mund ta keni adrenalinën për vete dhe të eksploroni vetë ekosistemin e startup-eve. Por është si të kërkosh një thesar pa hartë!
Na lejoni të jemi shoqëruesi juaj për të marrë një pasqyrë të qartë të ekosistemit, aktorëve kryesorë, vendeve interesante dhe yjeve në rritje që mund të jenë paksa të fshehura sepse ata i kushtojnë gjithë kohën e tyre ndërtimit të “unicorn-it” të ardhshëm shqiptar.
Në këtë set të dhënash ne kemi integruar të gjithë aktorët e mundshëm të njohur si kompanitë, investitorët, njerëzit kryesorë, ekspertët, themeluesit, në mënyrë që të mund të eksploroni dhe të intrigoheni për të folur për hapin tjetër.
Pasi të vendosni qëndrimin tuaj në Tiranë me biznesin ose startup-in tuaj, sigurohuni që të shtoni biznesin ose startup-in tuaj në këtë platformë për ekspozim maksimal – ky vizibilitet mund të hapë rrugën drejt talentit, lidhjeve dhe kapitalit. Na kontaktoni dhe ne do të bëjmë më të mirën për t’ju ndihmuar menjëherë.
Pavarësisht nëse dëshironi të angazhoheni në ekosistem duke ndjekur atë që po ndodh në mjedisin teknologjik në Tiranë, duke gjetur një punë Tech ose duke u njohur me aktorët në botën e startup-eve të qytetit, Digital Tirana rezervon një vend të veçantë për ju.
Ndiq eventet Tech
Gjej punë
Njihuni me aktorët e ekosistemit
Startup
Filloni biznesin tuaj në Tiranë
Unë kam një ide biznesi
Na lejoni ta gjejmë, keni një ide biznesi, apo keni diçka të veçantë në mendjen tuaj? Sa bukur është kjo, le të fillojmë menjëherë së bashku.
Të bësh një ndryshim në Tiranë do të thotë të sjellësh një ndryshim në të gjithë Shqipërinë, ja sa e madhe mund të bëhet ideja jote menjëherë. Ne mund të mos jemi një treg me shifra të mëdha, por me siguri në këtë treg të vogël dinamik mund të gjeni të gjithë personat për t’ju ofruar informacionin e duhur nëse kjo ide mund të bëhet e madhe dhe çfarë i duhet asaj ideje për t’u bërë më e madhe.
Si një sipërmarrës, ju duhet akses në burimet e duhura për t’ju ndihmuar të filloni, të rrisni dhe të përshpejtoni startup-in tuaj në Tiranë. Për fat të mirë, si një ekosistem dinamik në ndërtim e sipër, ka burime të ndryshme në dispozicion për ju.
Ne dhe të gjithë aktorët e ekosistemit jemi entuziastë për të mësuar më shumë rreth jush dhe idesë suaj, si dhe mbi si mund të ndihmojmë dhe çfarë mund të bëjmë për ta sjellë atë në jetë.
Nëse shtypni butonat e duhur, ne do të jemi këtu krenarë t’i tregojmë të gjithë botës se sa e guximshme ka qenë ideja juaj. Pra, mos ngurroni të regjistroheni në platformën tonë dhe ne do t’ju kontaktojmë!
- Gjeni ekipin tuaj
Të keni njerëzit e duhur në ekipin tuaj është një nga mënyrat më efikase për të arritur sukses për idenë tuaj. Përvoja ndërkombëtare këshillon një grup prej tre personash si bashkëthemelues, në mënyrë që secili person të mund të sjellë një sërë aftësish unike në kombinim.
Pavarësisht nëse jeni duke kërkuar për një anëtar ekipi që t’ju bashkohet, ose nëse dëshironi të konsultoni idenë tuaj me ekspertë të fushës, ka disa programe & organizata në Tiranë që synojnë të bashkojnë njerëz të shkëlqyer.
Një mënyrë tjetër interesante për të takuar personin e duhur për startup-in tuaj, është regjistrimi në një hapësirë co-working. Në Tiranë mund të gjeni hapësira shumë të mira bashkëpunimi që ofrojnë shanse të mëdha në ndërtimin e komunitetit.
- Përfshihu në një inkubator osë një program akselerimi
Në nivel global, shumica e inkubatorëve të startup-eve janë jofitimpurës dhe një numër i madh i tyre janë të lidhur me shkollat e biznesit ose programet e biznesit universitar. Përveç kësaj, grupet qytetare, qeveritë dhe sipërmarrësit që kanë qenë të suksesshëm kanë krijuar inkubatorë biznesi.
Nga ana tjetër, një program akselerimi për startup-et është nje program rritjeje afatshkurtër që promovon disa vite rritje në harkun kohor prej disa muajsh. Mendoni për to si një kamp pune në gatishmërinë e tregut dhe zhvillimit të investimeve.
Gjeni një inkubator ose akselerator startup-esh në Tiranë.
Në këtë qytet, ju mund të gjeni disa mundësi për të filluar ose për të rritur biznesin tuaj. Inkubatorët dhe akseleratorët mbulojnë të gjitha industritë, pra nuk ka rëndësi nëse startup-i juaj ka në thelb nevojat e turizmit apo bujqësiseë, ju mund të gjeni disa programe të disponueshme.
Edhe pse është jashtëzakonisht e lehtë të regjistrosh një biznes në Shqipëri, ka disa hapa ligjorë që duhet të dijë çdo sipërmarrës i interesuar. Ky udhëzues hap pas hapi ofron një përmbledhje të dobishme të asaj që duhet të bëni për t’u siguruar që jeni në drejtimin e duhur.
- Ngritja e fondeve
Mund ta keni tashmë idenë dhe planin tuaj të biznesit. Ju mund të keni marrë pjesë tashmë në një program akselerimi. Megjithatë, pavarësisht se sa i madh apo i vogël dëshironi të jetë biznesi juaj, do t’ju duhet pak kapital për ta rritur atë.
Po ku ti gjeni paratë për ta çuar atë në nivelin tjetër?
Ka disa mënyra për të gjeneruar fonde për të siguruar rritjen e startup-it tuaj. Kërkoni ndër aktorët kryesorë të financimit të ekosistemit startup të Tiranës për të zbuluar të gjitha mënyrat se si mund të keni akses në fondet si startup në qytet.
- Investitorët
Edhe pse risi në skenën e ekosistemit të startup-eve, investitorë të rinj tashmë po gjejnë mënyra në të cilat mund të gjejnë shansin tjetër të madh për të investuar. Kështu, nëse doni të keni një shans për të takuar disa prej tyre, apo edhe një shans për të prezantuar para investitorëve potencial, kontrolloni Digital Tirana për të dhëna të përditësuara nga ekosistemi startup.
Rinia është konsideruar gjithmonë si forca lëvizëse e së ardhmes së çdo ekonomie. Gjatë periudhës së gjatë të tranzicionit, në rajonin e Shqipërisë janë zhvilluar shumë nisma për të nxitur fuqizimin, punësimin, zhvillimin e aftësive, si dhe kulturën e sipërmarrjes në kulturën e përgjithshme të të rinjve.
Nëse jeni duke kërkuar mundësi investimi në Tiranë, mund të regjistroheni lehtësisht në platformën tonë në mënyrë që të merrni një pasqyrë të asaj që po ndodh në ekosistemin startup dhe për më tepër, të njiheni me kolegët tuaj në këtë sektor.
Jemi të sigurtë se mund të keni shumë pyetje, dhe për këtë, mbani mend se ne jemi gjithmonë këtu për të ndihmuar dhe faqja jonë e internetit përditësohet vazhdimisht me burime, mundësi dhe informacione për themeluesit, punonjësit dhe investitorët.
Të dashur nomadë digjitalë, ne nuk ju harruam!
Si një nomad digjital, ju duhet informacion për vende të reja se ku të vendoseni më pas. Qyteti ynë ofron mundësi të ndryshme të shoqëruara me lehtësira në vend. Mos ngurroni t’i kontrolloni ato përmes Digital Tirana dhe të na kontaktoni nëse keni nevojë për më shumë informacion se pse duhet të zgjidhni kryeqytetin e gjallë të Shqipërisë!
Përditësohuni në çdo kohë
Buletini ynë mujor është një përmbledhje e asaj çka po ndodh në Tiranë. Qëndroni të informuar dhe mos humbisni eventet, programet dhe lajmet më të fundit nga ekosistemi startup.
Na ndiqni
Digital Tirana ka kanalet e saj në LinkedIn, Facebook, Twitter dhe Instragram, ndaj bashkohuni me komunitetin tonë për të qëndruar të përditësuar mbi lajmet, eventet e ardhshme, mundësitë dhe më shumë.