
Tirana është kthyer në qendrën më inovatore të vendit, me plot hapësira ku të rinjtë dhe të rejat mund të zhvillojnë aftësitë e tyre teknologjike apo edhe të punojnë për kompanitë më të njohura botërore.
Në kuadër të promovimit dhe mbështetjes së një ekosistemi të shëndetshëm në sektor, u mbajt më 9 Prill 2022, një panel me temën “Digjitalizimi dhe Inovacioni në Tiranë” i organizuar në dy seksione.
Paneli i parë, i moderuar nga Znj.Bora Muzhaqi, Ministre e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, përbëhej nga këta panelistë:
Z.Kushtrim Shala, ICTs Media
Znj.Shqipe Berisha, TUMO
Z.Arjan Ymeri, Oficina
Z.Arlind Haxhiaj, Coolab
Z.Erion Nako, SDA by Protik
Paneli i dytë, i moderuar nga Z.Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë Tiranë, përbëhej nga këta panelistë:
Znj.Albana Shkurta, Lufthansa
Znj.Sonila Abdalli, Destil Creative Hub
Z.Aleksandër Risilia, Ritech
Z.Gjergj Robo, SmartWork
Diskutimet variuan nga eksperiencat e kompanive në treg, sfidat e inovacionit të tyre të brendshëm dhe deri te praktikat aktuale të kompanive dhe aktorëve të ftuar në përfitim të të rinjve dhe komunitetit. Audienca e eventit përbëhej nga të rinj dhe përfaqësues të ekosistemit të interesuar në mundësitë e shumta që Bashkia Tiranë dhe partnerët e saj ofrojnë.

Albana Shkurta, administratore e “Lufthansa Industry Solutions, tha për të rinjtë se “Lufthansa Industry Solutions” në muajn prill feston 5 vjetorin e saj në Shqipëri.
Kjo kompani përbëhet nga një staf prej 301 punonjësish, ku 280 prej tyre janë specialistë të zhvillimit software. Ata ofrojnë shërbime dhe konsulencë sa i perket sistemeve të aplikacioneve software, për klientët e grupit “Lufthansa Industry Solutions”. Punonjësit në këtë kompani janë produkt i universiteteve private dhe publike madje disa prej tyre kanë ndjekur kurset pranë “SDA Academy”.
Rrogat për punonjësit e sapo dalë nga bankat e shkollës ose pa i përfunduar studimet fillojnë nga 700 € deri 2500€ tek ata me eksperience të mëparshme pune.
Sonila Abdalli, thelemeluese e “Destil Creative Hub” u shpreh: “Në vitin 2014 kam qenë në vitin e fundit të studimeve në arkitekturë dhe vendosëm të krijonim një hapësirë kreative bashkëpunimi. Në çdo sektor industria krijuese është shumë e rëndësishme. Sot çdo sektor i jep shumë rëndësi imazhit. Ne kemi 3 programe për sipërmarrjen nga ku kemi kaluar rreth 80 startup disa prej tyre sot janë shumë të suksesshme.”

Përfaqësuesi i Ritech, Z. Aleksandër Risilia, u shpreh se kjo kompani është duke ndërtuar prezencën e siemens në ballkan me një staf prej 400 punonjës në Shqipëri dhe Kosovë.
Qëllimi i tyre është që të arrijnë në zhvillime produktesh ndaj mendojnë se nuk është e largët dita që do të kemi ‘unicornin’ e parë shqipëtar. Në përgjithësi ata punojnë me kompani amerikane ku rrogat e punonjësve fillojnë nga 50.000 lekë deri në 350.000 lekë/muaj.
Z. Gjergj Robo, përfaqësues i kopmanisë “Smartwork” u shpreh se digjitalizimi është e tashmja dhe e ardhmja për çdo biznes pavarësisht fushës së operimit. Themeluar më 2017, sot Smartwork ka një staf prej 190 punonjësish. Mosha mesatare e punonjësve të tyre është 28-29 vjeç. Ky ështe brezi qe ka patur oportunitetin që të ketë njohuritë dhe kualifikimet e duhura për të punuar në fushën e teknologjisë.

Në fund të takimit kryetari i Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj theksoi se ardhmja e kompanive ndërkombëtare, që ofrojnë mundësi të mira punësimi për të rinjtë dhe të rejat shqiptare, përfaqëson vizionin e Tiranës.