Me siguri keni dëgjuar për ChatGPT, një mjet i ri revolucionar që pushtoi titujt e mediave ndërkombëtare më në zë në fund të vitit të kaluar.
Përdoruesit kanë përdorur ChatGPT për gjithçka, nga ndihma me detyrat e shtëpisë deri te shkrimi i poezive. Disa e shohin ChatGPT si një kërcënim të drejtpërdrejtë për motorin e kërkimit të Google prej 149 miliardë dollarësh, një hapësirë në të cilën Google ka qenë lojtari kryesor për vite me radhë.
Por çfarë është ChatGpt?
ChatGPT është një chatbot (robot virtual) me një databazë të madhe gjuhësore, zhvilluar nga OpenAI. Ka një aftësi të jashtëzakonshme për të bashkëvepruar në formë dialogu bashkëbisedues dhe për të dhënë përgjigje që mund të duken çuditërisht njerëzore.
Për të marrë një përgjigje të plotë, ne pyetëm ChatGPT, “Çfarë është ChatGPT?”. Kjo ishte përgjigja:
“ChatGPT është një model i madh gjuhësor i zhvilluar nga OpenAI që është trajnuar në një gamë të larmishme gjuhësh në internet për të gjeneruar përgjigje të ngjashme me njeriun ndaj një kërkese të caktuar. Ai bazohet në arkitekturën GPT (Generative Pre-training Transformer) dhe mund të akordohet mirë për detyra të ndryshme gjuhësore, si p.sh. përgjigjet e pyetjeve, përkthimi i gjuhës dhe përmbledhja e tekstit.”

Këtu janë disa nga industritë e ndikuara nga ky chatbot i ri.
Motorë kërkimi
Ekipi menaxhues i Google deklaroi një “kod të kuq” kur ChatGPT u publikua. Ekziston frika se përdoruesit tani do t’i drejtohen chatbot-it për ndihmë në vend që të filtrojnë informacionin përmes faqeve të internetit të ofruara nga Google. Kushdo që ka përdorur Google e di që ju duhet të shikoni faqet e internetit kur kërkoni informacion. Nga ana tjetër, ChatGPT synon të ofrojë përgjigje të shpejta dhe të drejtpërdrejta ndaj problemeve specifike, edhe nëse pyetjet janë komplekse.
Sistemi arsimor
Ka shqetësime nga mësuesit për plagjiaturën pasi chatbot mund të shkruajë një ese ose të krijojë punë nga disa kërkesa të thjeshta. Shumë mësues kanë shprehur shqetësimin se çfarë mund të thotë kjo për sistemin arsimor. Disa shkolla e kanë ndaluar tashmë këtë mjet, ndërsa të tjera po mendojnë se si ta inkorporojnë atë në klasë.
Dizajn grafik
Shumë janë të shqetësuar se përdoruesit do të përdorin mjete arti të fuqizuara nga ChatGpt për të krijuar art dhe grafikë në vend që të punësojnë specialist të fushës. Kontenti i prodhuar nëpërmjet ChatGpt u ka krijuar mundësinë përdoruesve të kursejnë me qindra para ndërkohë profesionistët e fushës i kanë humbur këto vlera monetare.
Hulumtimi
ChatGpt e ka bërë edhe më të vlefshme ndihmën kur bëhet fjalë për kërkimin. Në vend që të filtroni informacion nëpër motorët e kërkimit, mund të gjeni informacione përkatëse me një kërkim të thjeshtë teksti. Ju mund të përdorni chatbot për të automatizuar dhe thjeshtuar detyra specifike.
Kujdesit shëndetësor
Kujdesi shëndetësor po hap ngadalë rrugën e tij në botën digjitale dhe ChatGPT do të ndryshojë të ardhmen e tij. Duke përdorur këtë program, industria e kujdesit shëndetësor mund të përdorë algoritmin e saj për të bashkëvepruar me pacientët, për të ofruar informacione të përgjithshme shëndetësore, për të ndihmuar në caktimin e takimeve dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të zakonshme shëndetësore. Mund të ndihmojë gjithashtu në saktësinë dhe përditësimet e të dhënave të pacientëve apo faturave mjekësore.
Udhëtim dhe Turizëm
Përdorimi i ChatGPT në sektorin e turizmit është shumë premtues. Mund të përdoret për të krijuar itinerarë të personalizuara për klientët, për të ofruar rekomandime të personalizuara për atraksionet, për të rekomanduar restorante dhe hotele, madje edhe për të ndihmuar në rezervimin e biletave. Kjo teknologji mund të ndihmojë ta bëjë udhëtimin e klientit shumë më të lehtë dhe më të këndshëm.
Teksa eksploronim të gjitha mundësitë dhe informacionin e dhënë prej ChatGPT nuk mund të rezistonim dot pa e pyetur për platformën tonë Digital Tirana. Patjetër që përgjigja ishte teje e saktë! 🤩
