Publikime

A jeni të interesuar të mësoni më shumë rreth inovacionit dhe ekosistemit mbështetës për startup-et në Shqipëri? A jeni në dijeni të aktorëve të ekosistemit, të kapaciteteve të tyre, programeve por edhe sfidave që ata hasin? Në këtë faqe do të mund të gjeni publikime/artikuj me të dhëna nga ekosistemi.

Ekosistemi startup në Shqipëri po rritet me ritme të shpejta në vitet e fundit. Gjithmonë e më shumë organizata dhe aktorë të huaj po shprehin interesin e tyre për të kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të ekosistemit të startup-eve dhe inovacionit.

StartupBlink, qendra kërkimore më gjithëpërfshirëse e ekosistemit të startup-eve në botë, ka renditur Tiranën si një ndër qytetet me zhvillimin më të shpejtë në rajon për themelimin e startup-eve.

Ekosistemi startup i Tiranës renditet në vendin e 461-të globalisht dhe tregon një vrull pozitiv duke u rritur me 27 vende që nga viti 2021. Tirana renditet gjithashtu në vendin e parë në Shqipëri dhe 35-të në Europën Lindore.

Publikime