Brukseli, Dublini, Sofja, Tirana – 25 Mars 2022 – Katër qytete evropiane janë përzgjedhur për të pilotuar projektet e të drejtave digjitale në bashkëpunim me qeveritë.

Këto qytete do të punojnë me ekspertë në qeverisjen digjitale për të bashkë-krijuar, hartuar dhe pilotuar këtë projekt. Ata do të marrin këshilla teknike, mbështetje “ad hoc” dhe të dhëna këshilluese për të adresuar sfidat urgjente që lidhen me aspektet etike dhe të drejtave digjitale të strategjive dhe projekteve të tyre lokale.

Koalicioni i Qyteteve për të Drejtat Digjitale, UN_Habitat, Eurocities, Qytetet e Bashkuara dhe Qeveritë Lokale – UCLG së bashku me suportin e Open Society Foundations e krijuan këtë kornizë si një mbështetje normative dhe teknike për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në kontekstin digjital të qeverisjes vendore.

Pas fazës së pilotimit, qeveritë e katër qyteteve do të kenë rritur kapacitetet për të avancuar të drejtat digjitale në kontekstet e tyre lokale dhe për t’i ndarë këto mësimet me qytete nga e gjithë bota.

Dublini, Brukseli, Sofja dhe Tirana u përzgjodhën në një thirrje të hapur që qytetet europiane të ndajnë sfidat e tyre për të drejtat digjitale.

Duke qenë se teknologjitë digjitale ndikojnë në ndryshimin me një ritëm të shpejtë në shoqëri dhe mund të kenë ndikim të paparashikuar ose të papritur tek individët dhe komunitetet, ka nevojë për modele të përmirësuara të qeverisjes për të menaxhuar mundësitë dhe rreziqet e nxitura nga teknologjia dhe për të siguruar që të drejtat digjitale mbrohen dhe promovohen.

Nga planikifikimi i veprimeve të qytetit për të luftuar ndarjen digjitale deri të krijimi i një programi për ngritjen e kapaciteteve për stafin e bashkisë, sfidat synojnë zbatimin praktik të të drejtave digjitale në nivel qytetit në një menyrë koherente dhe të qëndrueshme dhe do të ofrojnë njohuri për qytetet e tjera që duan të rrisin kapacitetet në kontekstet e tyre lokale.

Paketat e veglave të krijuara gjatë pilotimeve do të vihen në dispozicion për qytetet e tjera në një Helpdesk për të Drejtat Digjitale, një platform me një “depo të burimeve të të drejtave digjitale’ që do të përfshijë gjithashtu mbështetje këshillimore të eskpertëve sipas kërkesës. Kjo do të lançohet më vonë gjatë vitit.

Partnerët

Koalicioni i Qyteteve për të Drejtat Digjitale, i nisur nga Qytetet e Amsterdamit, Barcelonës dhe New York-u në nëntor të vitit 2018 dhe tani me një anëtarësim prej mbi 50 qytetesh në mbarë botën, është një rrjet qytetesh që ndihmojnë njëri-tjetrin në fushën e gjelbër të politikëbërjes së bazuar në të drejtat digjitale. Koalicioni është i pëkrushtuar për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat digjitale në kontekstin urban përmes veprimit të qytetit, për të zgjidhur sfidat e përbashketa digjitale dhe për të punuar drejt kornizave ligjore, etike dhe operacionale për të avancuar të drejtat e njeriu në këto mjedise digjitale. Të bashkuar në frymë dhe ambicie, Koalicioni mbështet veprimet parimore dhe udhëzimet pragmatike përmes bashkëpunimit qytet-qytet.