BARLETI HUB

Barleti Hub është krijuar nga një grup pedagogësh dhe sipërmarrësisht të apasionuar në fushën e startup-eve, të cilët synonë të ndikojnë në ekosistemin e startup-eve në Universitet dhe në vend, me: Hapësira të përbashkëta pune; rrjetëzim; aktivitete zhvillimore; konsulencë biznesi; workshope; trajnime e shumë aktivitete të tjera të hapura për studentët e Universitetit dhe publikun e gjerë.

Web: https://barletihub.umb.edu.al/
Email: info@umb.edu.al
Tel: +355686031504

CIT HUB INNOVATION CENTER

Cit Hub është një qendër inovacioni për promovimin e kreativitetit dhe sipërmarrjes. Është një vend ku njerëzit mund të takohen dhe ndërveprojnë, krijojnë, ndërmarrin, punojnë dhe inovojnë së bashku.

Web: https://cit-hub.al/
Email: info@cit-hub.al
Tel: 0688260194

ICT AWARDS

Ky event, unik për nga karakteri dhe dedikimi, ka për synim identifikimin, shpërblimin dhe promovimin e profesionistëve të dalluar , udhëheqësve të suksesshëm të bizneseve, inovatorëve, akademikëve dhe të rinjve entuziast në fushën e ICT-së

Web: http://www.ictawards.org
Email: info@ictawards.org
Tel: +355 69 90 09 000

ICTSLAB

ICTSlab është qendër rajonale e inovacionit, laborator multifunksional me fokus Edukimin jo formal e cila ka në target përgatitijen e të rinjëve për sfidat e shekullit 21. Është themeluar në Tiranë si një fryt i eksperiencës së suksesshme disa vjeçare të kompanisë ICTSmedia si dhe mbështetjes së Shoqatës mbarëkombëtare të Teknologjisë ALBICT.

Web: https://ictslab.com/
Email: info@ictslab.com
Tel: +355699009000

OFIÇINA

Oficina është një iniciativë strategjike e fokusuar në ndihmën dhe zhvillimin e industrisë të teknologjisë në Shqipëri. Ofiçina zhvillon një program të përvitshëm akseleratori për startup-e të teknologjisë së lartë.
Ofiçina gjithashtu ofron programe dhe evente të tjera të shumta për sipërmarrësit dhe profesionistët e rinj të cilët dëshirojnë të zhvillojnë aftësitë e tyre të biznesit, të shfrytëzojnë e-skills dhe network.

Web: http://www.oficina.al/
Email: info@oficina.al
Tel: +355 4 220 6970

OFIÇINA HUB

OFICINA HUB pjesë e Institutit “Harry Fultz” është një qendër inovacioni dhe bashkëpunimi.
Mund të gjeni mundësi rrjetëzimi me profesionistë nga sektorë të ndryshëm të shoqërisë.
Programe inovative për të rritur idetë tuaja dhe për të fuqizuar aftësitë tuaja sipërmarrëse dhe drejtuese.

Web: https://www.oficina-hub.al/
Email: info@oficina-hub.al

PROTIK

Qendra Protik shërben si katalizator i sektorit të TIK në Shqipëri, duke organizuar workshop-e, trajnime, konkurse, hackathons, etj., në funksion të nxitjes së sipërmarrjes dhe rritjes së kapaciteteve në sektorin e TIK. Si ofrues trajnimesh Qendra Protik ofron programe trajnimi dhe certifikimi në fushën e teknologjive të fundit.

Web: http://www.protik.org/
Email: info@protik.org
Tel: +355692477582

TECHSPACE

TechSpace është laboratori më i madh i teknologjisë në Shqipëri, financuar nga qeveria shqiptare, në mbështetje të startup-eve, individëve dhe studentëve për shtimin dhe inkurajimin e tyre në lëvrimin e projekteve TIK.
Inkubatori ofron bashkëpunim, ambiente të posaçme për zhvillimin e idesë, rrjetëzim, mbështetje profesionale me konsulencë e mentorim, si dhe krijimin e mundësive për investime të mundshme.

Web: https://techspace.al/
Email: info@techspace.al
Tel: 04 227 7750

TIRANA INC

Tirana Inc. është inkubatori i parë ndëruniversitar në Shqipëri dhe vjen si iniciativë e 5 universiteteve themeluese: Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti i Tiranës, Universiteti EPOKA, Universiteti Metropolitan i Tiranës dhe Universiteti Polis, financohet nga EU for Innovation dhe implementohet nga Preneurz.Amsterdam.

Web: https://www.tirana-inc.al/
Email: enejda@preneurz.amsterdam
Tel: +355 67 56 10 655

TUMO

TUMO Tirana është një qendër inovatore, ku të rinjtë e grupmoshës 12-18 vjeç mund të zhvillojnë aftësitë e tyre krijuese dhe analitike në 8 fusha të ndryshme si: Programim, Animacion, Zhvillim Lojrash Kompjuterike, Dizenjim Grafik, Filmografi, Robotikë, Muzikë dhe Modelim 3D. TUMO Tirana ka si qëllim krijimin e një ambienti unik, ku nxënësit të ndihen të frymëzuar dhe të ndërtojnë baza të forta për të ardhmen e tyre. 

Web: https://tirana.tumo.al/
Email: info.tirana@tumo.center
Tel: +355 452 4065

UPLIFT

Uplift është një program i fokusuar në rritjen e biznesit dhe rritjen e vlerësimit. Ata synojnë të mbështesin dhjetëra startup-e inovativë dhe premtues. Përmes Uplift startup-et do të mësojnë se si të ofrojnë investitorë, mbrojnë pronën e tyre intelektuale dhe përmirësojnë modelet e tyre të biznesit.

Web: https://uplift.al/
Email: info@uplift.al
Tel: +355 69 90 09 000

YUNUS SOCIAL BUSINESS

Yunus synon të pajisë sipërmarrësit social dhe të rinj me njohuritë, aftësitë dhe mjetet për të hartuar, testuar, ndërtuar dhe rritur iniciativat e sipërmarrjes që kanë potencialin për të pasur ndikim pozitiv dhe social për shoqërinë në 6 vendet e Balkanit perëndimor. 

Web: https://www.balkanimpact.com/
Email: Balkans@yunussb.com
Tel: +355604001981

WE GROW

Është një program që ka për qëllim identifikimin dhe zhvillimin e ideve novatore të grave dhe vajzave në Shqipëri. I pari program në llojin e tij ai funksionon si një mekanizëm përshpejtues për të sjellë më të mirën e programeve, produkteve, njerëzve dhe teknologjisë së startup-eve të udhehequra nga grate dhe vajzat.

Web: https://wegrow.al/
Email: info@wegrow.al
Tel: +355 67 20 33 037