ACADEMY FOR WOMEN ENTREPRENEURS

Academy for women entrepreneurs është një nismë për zhvillimin dhe prosperitetin global të grave, e krijuar për të fuqizuar gratë në mbarë botën për të përmbushur potencialin e tyre ekonomik.

Web: https://www.facebook.com/awealbania/

AKADEMI.AL

Akademi.al është një platformë mësimore online e krijuar për të ofruar shërbime edukative dhe për të
mundësuar akses të barabartë në arsimin cilësor. Me akademi.al mëson kudo dhe kurdo.

Web: https://www.akademi.al/
Email: info@akademi.al

ALBANIAN ICT ACADEMY

Albanian ICT Academy ofron metodat më inovatore të edukimit në fushën e Teknologjisë së Informacionit. Misioni i tyre është të sjellin inovacion në edukimin e të rinjve dhe të apasionuarve, si dhe të zhvillojnë njohuritë e komunitetet në fushën e teknologjisë dhe shkencave kompjuterike në Shqipëri.

Web: https://albanianictacademy.com/
Email: info@albanianictacademy.com

BETAPLAN

BetaPlan, një partner ekskluziv i Coding Dojo, është ofruesi i parë i bootcamp-eve të kodimit të Silicon Valley në Shqipëri. Një ekip ekzekutiv dhe një grup instruktorësh të apasionuar thellësisht për të ardhmen tuaj janë këtu për t’ju çuar më pranë ëndrrave tuaja.

Web: http://codebetaplan.com/
Email: betaplan.contact@gmail.com
Tel: 0674076538

CODE FOR ALBANIA

alphaPlan me anën e programit Code for Albania është partner i vetëm në Ballkanin Perëndimor i Code.org, që është ndër organizatat më të mëdha në botë për kodimin në moshat e vogla, e famshme për Hour of Code dhe konsensusin bipartizan që ka krijuar në ShBA dhe BE mbi nevojën e futjes së kodimit në kurrikulat shkollore dhe jashtëshkollore.

Web: https://www.codeforalbania.com//
Email: alphaplan.contact@gmail.com
Tel: 0674076538

CISCO NETWORKING ACADEMY

Cisco Networking Academy organizon kurse zyrtare Cisco për administratorët e rrjetit, inxhinierët e rrjetit dhe administratorët e sistemit. Cisco siguron trajnime të kualifikuara për çertifikatat më të rëndësishme si Cisco IT,CCNA R&S, Security,CYBERSECURITY CCNP, Linux Server, Microsoft Server Gjuha C, C++, Python,Java,SQL,Programim Web,etj

Web: https://schoolofinformatics.com/
Email: academy@ciscoalbania.net
Tel: +355698691151

DIGITAL JOBS ALBANIA

Digital Jobs Albania është një iniciativë e grupit të Bankës Botërore e implementuar nga CoderTrust dhe EuroPartners Development, që synon t’u sigurojë vajzave dhe grave nga mosha 16 deri në 35 vjeç më shumë akses në mundësitë e punës në internet dhe t’i lidhi ato me ekonominë globale.

Web: https://www.digitaljobsalbania.com/
Email: info@digitaljobsalbania.com
Tel: +355 697 612 805

DOMINUSOFT

DominuSoft është krijuar si nevojë e tregut për më shumë shërbime profesionale. Synimi i tyre është përgatitja e programuesve, dizajnërave, marketuesve dhe inxhinierëve, të cilët nuk mund të zëvendësohen nga inteligjenca artificiale.

Web: https://dominusoft.co/
Email: info@dominusoft.co
Tel: +355 67 300 5050

E-ACADEMY.AL

E-academy është një qendër kursesh që ka fokus edukimin dhe orientimin e gjeneratave të ndryshme drejt fushës së pafundme të teknologjisë. Ofrojmë trajnime praktike duke konkretizuar njohuritë teorike në projekte reale.

Web: https://e-academy.al/
Email: info@e-academy.al

KODO

KODO është një akademi programimi e konceptuar si një hapësirë ku programuesit mund të rriten, të forcohen dhe të jenë gati për tregun e punës. Ata synojnë të ndërtojnë një qendër inovacioni që jo vetëm ndihmon në ndërtimin e kapaciteteve individuale të programuesve, por edhe nxitjen e tyre për të bashkëpunuar me entitetet brenda ekosistemit të inovacionit dhe për të kaluar në tregun rajonal dhe ndërkombëtar.

Web: https://kodo.al/
Email: info@kodo.al

HOXTON ACADEMY

Hoxton Academy është një kompani me seli në Londër, e fokusuar në edukimin profesional dhe duke ndihmuar individët të fillojnë një karrierë të re në zhvillimin e software në vetëm 6 muaj. Misioni i Hoxton Academy është të ndërtojë gjeneratën e ardhshme të inxhinierëve të software, jo vetëm duke ndryshuar jetën e të rinjve, por edhe duke ndihmuar bizneset të gjejnë dhe ruajnë talentin.

Web: https://www.hoxton.academy/

ICTSLAB

ICTSlab është qendër rajonale e inovacionit, laborator multifunksional me fokus edukimin jo formal e cila ka në target përgatitjen e të rinjëve për sfidat e shekullit 21. Është themeluar në Tiranë si një fryt i eksperiencës së suksesshme disa vjeçare të kompanisë ICTSmedia si dhe mbështetjes së Shoqatës mbarëkombëtare të Teknologjisë ALBICT.

Web: https://ictslab.com/
Email: info@ictslab.com
Tel: +355699009000

IER ACADEMY

Ata janë të përkushtuar të luajë një rol aktiv në transformimin e vazhdueshem të Shqipërisë, duke ndihmuar në avancimin e shoqërisë shqiptare në një shoqëri konkurruese përmes zhvillimit profesional të individëve. Në këto 5 vite ata kanë trajnuar 5.000 studentë me çertifikime ndërkombëtare, gjithashtu duke linçensuar dhe 2 Akademi të tjera. Synimi kryesor është liçensimi i Universiteteve si Cisco Academy.

Web: http://www.ieracademy.com/
Email: info@ieracademy.com
Tel: +355 69 757 3353

IKUBINFO ACADEMY

ikubINFO Academy është një qëndër e trajnimeve profesionale që synon të formojë dhe aftësojë profesionistët më të mirë në fushën ICT. Me një eksperiencë shumëvjeçare të shoqëruar me histori suksesi të vazhdueshme, akademia ju drejton me përkushtim e profesionalizëm dhe ju ndihmon në hapjen e rrugëve të punësimit dhe ngjitjen në karrierë.

Web: https://ikubinfoacademy.al/
Email: academy@ikubinfo.al
Tel: +355698049494

INNOVATION MANAGEMENT ACADEMY ALBANIA

Qëllimi i tyre është krijimi i ideve premtuese të biznesit. IMAA përbëhet nga tre shtylla kryesore: Njerëzit, projektet dhe ekosistemi. Secila prej tyre ofron një pjesë të enigmës thelbësore për udhëtimin sipërmarrës në Shqipëri, rajon dhe më tej.

Web: https://www.innvestfund.com/en/
Email: info@innvestfund.com

INNOSPACE DESIGN ACADEMY

Ata ofrojnë kurse profesionale që lidhen me industrinë e dizajnit grafik. Kurset e tyre kanë një specifik specializimi që i ndihmon studentët të fillojnë një karrierë si profesionistë të pavarur në dizajnin grafik, UX/UI design, motion design dhe kurse të tjera krijuese.

Web: https://www.innospaceacademy.com/
Email: info@innospacetirana.com
Tel: +355 69 21 92 666

ROI ACADEMY ALBANIA

ROI Academy është qendër e trajnimeve profesionale e orientuar në ofrimin e trajnimeve për të përgatitur për tregun e punës të apasionuarit pas marketingut digjital, sigurisë kibernetike, rrjeteve sociale, worldpress dhe programim, SEO dizajn grafik etj.

Web: https://instagram.com/roiacademy.al
Email: info@roiacademy.net

SDA ALBANIA

Ata janë këtu për t’ju ndihmuar të filloni udhëtimin tuaj në botën e IT-së
Një punë në sektorin e teknologjisë është diçka që të gjithë mund ta bëjnë, për sa kohë që janë të interesuar në botën e IT-së.
Ata besojnë se nuk ju duhet një diplomë në Shkenca Kompjuterike për t’u bërë një zhvillues software-i.

Web: https://sdacademy.al/
Email: info@sdacademy.al
Tel: +355694414507

TIRANA CENTER OF TECHNOLOGY

TCT është një qendër e specializuar për trajnime profesionale në fushën e IT. Të mësuari në TCT bazohet në aplikimin e metodës “Hands-on” (Praktikë). Studentët aftësohen në programim si edhe administrimin e serverave dhe rrjetit.

Web: https://tct.edu.al/
Email: info@tct.al
Tel: +355676861620

TIRANA ICT ACADEMY

Tirana ICT Academy synon që me teknologjinë e tyre inovative dhe depërtuese të përmirësojnë njohuritë dhe përvojat e studentëve të tyre. E themeluar në vitin 2020, ekipi i tyre i profesorëve, programuesve, projektuesve të rrjeteve dhe ekspertëve të marketingut kanë punuar për ta bërë këtë akademi lider në këtë industri.

Web: https://www.tiranaictacademy.al/
Email: info@tiranaictacademy.al
Tel: +355 67 203 2354