AGJENCIA SHQIPTARE E ZHVILLIMIT TE INVESTIMEVE – AIDA

Fokusi i agjencisë është të rrisë konkurrueshmërinë e sektorit privat, forcimin e potencialit eksportues të vendit, promovimin dhe mbështetjen e investimeve të huaja direkte në Shqipëri, si edhe promovimin e potencialit turistik të vendit.

Web: https://aida.gov.al/sq/
Email: info@aida.gov.al

AGJENCIA KOMBETARE E KERKIMIT SHKENCOR DHE INOVACIONIT

AKKSHI ka mision të vlerësojë, financojë, monitorojë dhe administrojë programet dhe projektet në fushën e shkencës, teknologjisë dhe inovacionit në Shqipëri dhe në nivel ndërkombëtar.

Web: http://nasri.gov.al/

BASHKIA TIRANE

Bashkia Tiranë nëpërmjet programit të nxitjes së punësimit për të rinj dhe të reja synon të ofrojë grante për projekte biznesi individuale të krijuara për të mbështetur krijimin, ose zgjerimin e aktiviteteve të suksesshme të biznesit.

Web: https://tirana.al/

BLOCONOMY

BLOconomy është një iniciativë e cila ka për synim që të identifikojë, mbështes dhe promovojë
sipërmarrësit e rinj në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Web: https://bloconomy.al/

DUA PARTNER INVEST

Dua Partner Invest është një platformë ndërvepruese që mbledh së bashku startup-e nga Ballkani Perëndimor, që kërkojnë mundësi financimi, me investitorë në kërkim të ideve konkurruese të biznesit, dhe konsulentë me ekspertizë diverse në sektorin e startup-eve. Platforma është një iniciativë e Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, një organizatë mbështetëse e startup-eve dhe ekosistemit të tyre.

Web: https://duapartnerinvest.com/

EU4INNOVATION

Eu4Innovation synon të forcojë ekosistemin e inovacionit dhe të nxisë krijimin e startup-eve të reja në Shqiperi. Projekti ka në fokus zhvillimin e kapaciteteve locale për inovacion, ndërtimin e urave lidhëse mes ekosistemeve ndërkombëtare dhe atij shqiptar. Programi në Shqipëri financohet nga Bashkimi Europian, qeveria Gjermane dhe ajo Suedeze.

Web: https://euforinnovation.al/

GIZ ALBANIA

Bashkëpunimi për zhvillim midis Gjermanisë dhe Shqipërisë filloi në vitin 1988. Që atëherë, Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH ka qenë aktive në Shqipëri në emër të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ). Në vitin 2008 GIZ hapi një zyrë në Tiranë.

Web: https://www.giz.de/en/worldwide/294.html

MINISTRIA E FINANCAVE

Për Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë mbështetja e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme mbetet një prioritet. Qëllimi kryesor është rritja e konkurrueshmërisë së sipërmarrjeve shqiptare, inovacionit, si dhe krijimi i mundësive për t’u mbështetur financiarisht.

Web: https://www.financa.gov.al/

RISI ALBANIA

RisiAlbania është një projekt inovativ, i mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC, në partneritet me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe që zbatohet nga Helvetas dhe Partnerët në Shqipëri. Projekti synon të ofrojë më shumë mundësi punësimi për të rinjtë dhe të rejat në Shqipëri.

Web: https://www.risialbania.al/

SIDA ALBANIA

Shqipëria është zhvilluar me shpejtësi në dekadat e fundit, por ende përballet me shumë sfida. Bashkëpunimi reformues i Sida-s synon ta sjellë vendin më pranë anëtarësimit në BE – duke zhvilluar ekonominë e tij të tregut, duke forcuar demokracinë dhe duke reduktuar ndikimin e tij mjedisor.

Web: https://www.sida.se/en/sidas-international-work/albania

THINK BANK ALBANIA

Think Bank Albania është një fondacion jofitimprurës Think-Tank i fokusuar në krijimin, promovimin dhe zhvillimin e arsimit, shkencës, inovacionit dhe sipërmarrjes sociale.

Web: https://thinkbankalbania.org/

UNDP SHQIPERI

UNDP punon me Qeverinë dhe Popullin e Shqipërisë, duke përfshirë shoqërinë civile dhe bizneset e saj, për të forcuar sundimin e ligjit, për të promovuar të drejtat dhe liritë e njeriut, për të mbrojtur mjedisin dhe për të mbështetur reformat ekonomike dhe sociale për një shoqëri të drejtë.

Web: https://www.undp.org/albania

UNICEF SHQIPERI

UNICEF në Shqipëri mbështet reformat e qeverisë, iniciativat e shoqërisë civile dhe kërkimet që ndihmojnë të gjithë fëmijët të gëzojnë të drejtat e tyre njerëzore.

Web: https://www.unicef.org/albania/

YOUTH HUB PËR BALLKANIN PERËNDIMOR DHE TURQINË

Qëllimi i rrjetit YWBT është të nxisë përfshirjen sociale, ekonomike dhe politike të të rinjve dhe të rejave përmes zbatimit të nismave advokuese, krijimit të partneritetit me palët e interesuara dhe aktiviteteve ndërgjegjësuese.

Web: https://youthwbt.eu/