Një nga qëllimet kryesore të Programit të Gatishmërisë për Investime në Ballkanin Perëndimor është të vendosë rajonin e Ballkanit Perëndimor në qendër të vëmendjes së investimeve në vitin 2022. Programi synon gjithashtu të hartëzojë startup-et në rritje në Ballkanin Perëndimor dhe t’i ndihmojë ata të rrisin më tej startup-in e tyre.

Këtë vit, 25 startup-e nga i gjithë rajoni do të kenë mundësinë të mësojnë nga ekspertët më në zë, se çfarë nevojitet për t’u bërë më të mirët në mbledhjen e fondeve, si dhe për t’u bërë një faktor kontribues në skenën e startup-eve në vendet e tyre përkatëse.

Startup-et që marrin pjesë në program janë në kërkim të investimeve në intervalin midis 100 mijë dollarë dhe 1 milion dollarë dhe tashmë kanë një produkt i cili është hedhur në treg ose i testuar me klientët.

Organizatorët kryesorë të programit janë Programi Zviceran i Sipërmarrjes, në partneritet me Vestbee dhe partnerë lokalë të ekosistemit në Shqipëri (Women Founders Network Albania), Bosnje dhe Hercegovinë (Start), Kosovë (Gratë Sipërmarrëse në Kosovë), Maqedonia e Veriut (Startup Macedonia), dhe Serbia (Preduzimanje).

Igor Madzov, facilitator  i investimeve në Programin Zviceran të Sipërmarrjes, një nga organizatorët kryesorë të programit, tregon për The Recursive se: “Ideja e këtij programi është e thjeshtë pasi u mundëson startup-eve të mësojnë dhe përmirësojnë profilin e tyre të biznesit dhe mbledhjes së fondeve. Në të njëjtën kohë, në një mjedis kaq mbështetës dhe të sigurt, startup-et inkurajohen të takojnë investitorë.”

Hidhini një sy zgjedhjes së The Recursive për 10 startup-et më të mira nga ky program për Ballkanin Perëndimor.

Kagera AI
Kagera AI me bazë në Serbi është një zgjidhje për machine learning që mund të minimizojë rrezikun, të kursejë kohë dhe para, kur zgjidh problemet kritike të biznesit. Ai ofron një aplikacion cloud që përbëhet nga veçoritë e mëposhtme:

  1. rekomandime afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata për parandalimin e rrezikut,
  2. analiza të përgjegjshme në kohë reale dhe raporte dinamike.

Tregjet më të dëshirueshme për Kagera AI janë kompanitë në sektorin e energjisë nga Egjipti, Katari, Indonezia, por ekipi po punon gjithashtu për të krijuar partneritete në Kanada dhe SHBA.

Synapse Aviation
Me bazë në Maqedoninë e Veriut, Synapse Aviation është një bashkim i ekspertëve me përvojë në fushën e aviacionit, profesionistëve të IT-së dhe sipërmarrësve që kërkojnë të krijojnë zgjidhje inovative softuerike për aviacionin bashkëkohor.

Misioni i Synapse është të përmirësojë sigurinë e fluturimit, efikasitetin dhe të zbusë rreziqet e gabimeve operacionale brenda linjave ajrore. Mjeti i paraqitur nga Synapse Aviation i quajtur “Airport Briefing” është një platformë softuerike ndërvepruese që ofron akses të shpejtë dhe të lehtë vetëm në informacionet përkatëse duke përdorur teknologjinë më të fundit 3D.

Innovation Dooel
Innovation Dooel është një tjetër startup që vjen nga Maqedonia e Veriut, këtë herë në sektorin e teknologjisë shëndetësore. Ai ofron monitorim dhe pajisje analitike në distancë, në kohë reale. Pajisja është në formën e një patch të veshur me EKG (Elektrokardiogram) të vendosur në gjoksin e njeriut dhe është gjithashtu i aftë të zbulojë e anomalitë. Pajisja gjurmon vazhdimisht rrahjet e zemrës së pacientëve dhe mund të lajmërojë mjekun tuaj në rast të ndonjë çrregullimi kardiak.

OpenPay
OpenPay është një startup fintech me bazë në Shqipëri që po zhvillon ekosistemin e parë të pagesave QR që lejon klientët të paguajnë me një aplikacion celular në njërën anë dhe tregtarët të pranojnë pagesa me kosto të ulët në anën tjetër.

Rritja e përdorimit të OpenPay me përdoruesit që këmbëngulin të paguajnë përmes kodit QR krijon një program besnikërie për konsumatorët. Metoda është e dobishme për bankat, pasi u lejon atyre të kursejnë shumë kosto dhe të ofrojnë metoda inovative pagese për klientët e tyre.

ATAR
ATAR është një startup me bazë në Serbi, që ndërthur agritech dhe AI. Produkti i ATAR është një spërkatës inteligjent i cili përdor një sistem të fuqizuar nga AI që redukton përdorimin e kimikateve në fusha deri në 70%. Ai gjithashtu i mundëson çdo makinerie ekzistuese spërkatës të kryejë zbulimin e saktë të barërave të këqija dhe spërkatjen në vend.

FinqUP
FinqUP, nga Maqedonia e Veriut, është një aplikacion investimi për fillestarët i cili ofron një program intuitiv, ku vetëm një klikim ndan përdoruesit e mundshëm nga qindra strategji të verifikuara dhe fitimprurëse tregtare.

Aplikacioni duket të thjeshtojë mënyrën se si përdoruesit mund të gjejnë strategji dhe të investojnë paratë e tyre, duke rezultuar në vendimmarrje më të përgjegjshme. Avantazhi më i madh që ofron FinqUP është mundësia për të mësuar mbi nevojat e tregut dhe për të realizuar fitim në mënyrë transparente.

Agremo
Agremo është një tjetër startup agroteknik me bazë në Serbi, produktet e të cilit ndihmojnë bujqësinë të përdorë teknologjinë e sofistikuar dhe unike të AI.

innSono
innSono është një startup serb që ndihmon kompanitë të përdorin Audio AI duke përdorur innSono analitics, anall-in-one software për krijimin e aplikacioneve audio AI. Softueri i innSono siguron një lidhje midis domeinit audio dhe AI, duke mundësuar në atë mënyrë krijimin e shpejtë të modeleve të AI nga të dhënat audio.

Dasma App
Dasma App është një startup me bazë në Kosovë që i bën planet e dasmave më pak stresuese. Aplikacioni i lejon përdoruesit e tij të organizojnë çdo pjesë të dasmës, duke përfshirë aktivitete të tilla si rezervimi i një vendi, zgjedhja e një date, verifikimi i muzikantëve, rezervimi i kateringut dhe çdo shfaqje tjetër ju dëshironi të keni në dasmën tuaj.

Është gjithashtu e dobishme për pjesën e punësimit pasi u mundëson kamarierëve, DJ-ve dhe fotografëve të arrijnë një audiencë më të gjerë. Sistemi automatik i rezervimit i jep çiftit të ri një garanci për të kursyer kohë dhe nerva pasi profesionistët i gjen në një vend.

TePema
TePema është një startup nga Kosova që adreson problemin e kostove fikse të ndërmarrjeve të mëdha dhe të mesme, duke projektuar dhe prodhuar hapësira autonome rekreative të vendosura vertikalisht.

Produkti i tyre, Facade 2.0, është një aplikacion inovativ i gjelbërimit që mund të ulë faturat e energjisë elektrike deri në 30% brenda një viti. Produkti përfshin gjithashtu panele vertikale që mbulojnë dhe izolojnë termikisht ndërtesën e ndërtuar nga materiale 100% të ricikluara.